Basha:Do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit,maksimumi 8 vite

Premte, 23 Prill 2021 09:55

 

Kreu i Partisë Demokratike mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi. Basha është pyetur rreth risive që pritet të sjell qeveria e tij nëse arrin të vijë në pushtet.

Basha është ndalur edhe propozimi i tij për të kufizuar mandatin e kryeministrit në vetëm dy mandate. Sipas Bashës ky shembull është marrë nga SHBA që është demokracia më e fortë në botë. Kreu i opozitës argumenton se nëse një kryeministri nuk arrin të realizojë planet e tij në 8 vite, nuk i realizon dot më.

“Funksionimi i Parlamentit si një instrument të kontrollit të qeverisë. Funksionimi i opozitës, liria e medias. Garancia e gazetarit. Dhe ka një instrument tjetër që është propozimi im dhe që do të bëhet realitet. Që është kufizimi i mandatit të kryeministrit, në vetëm dy mandate. Ju e dini se atë që nuk bën dot për 8 vite nuk e bën dot as për 4 të tjera. Ky është një rregull në një nga demokracitë më të përparuara të botës. SHBA e ka kështu dh duhet të jetë rregulluar për shqiptarët. Ky do të jetë një nga amendamentet e para që unë do të kaloj.” E.L/abcnews.al/

 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...