Presidenti Meta mesazh të rinjve para zgjedhjeve: Shqipëria i ka sytë te Ju! Pjesëmarrja dhe vota juaj, oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit

Premte, 23 Prill 2021 14:28

 

TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të rinjve, atyre që votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prilli.

Meta deklaron se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje dhe vota është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

 

“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë!
Shqipëria i ka sytë te Ju!
Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës.
Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri!
Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj! 🇦🇱”, deklaron Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...