Presidentja e Grave të PPE, Doris Pack, mesazh të fortë për shqiptarët: Të dielën votoni numrin 9, votoni ndryshimin dhe Lulzim Bashën!

Premte, 23 Prill 2021 18:58

 

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack, mbështet ndryshimin në Shqipëri dhe nxit shqiptarët të shkojnë të votojnë. Në një videomesazh inkurajues për shqiptarët, Doris Pack thekson se “Partia Demokratike është forca që do të sjellë ndryshimin” dhe se “tani është është koha e duhur për ndryshimin e qeverisjes”.

“Ju inkurajoj të shkoni të votoni ditën e diel. Votoni për numrin 9, votoni për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Jam e sigurt se kjo parti ka mësuar nga historia e saj dhe do të sjellë ndryshimin. Do të luftojë korrupsionin dhe do të jetë e interesuar në ccështjet e përditshme, për edukimin, për shëndetësinë, për ccdo gjë që e bën jetën në Shqipëri sa më mirë që është e mundur. Që dhjetra mijëra të rinj të mos vazhdojnë të lënë vendin. Shpresoj shumë se ju e kuptoni mesazhin tim se unë dua ndryshimin dhe jam e bindur se edhe ju gjithashtu e doni ndryshimin”, thotë Doris Pack në mesazhin e saj.

 

Edhe Presidenti i PPE-së, Donald Tusk, mbështeti më herët fitoren e PD në zgjedhje. “Lulzim Basha do të realizojë integrimin në Bashkimin Europian”, tha Presidenti Tusk.

 

Mesazhet e përfaqësuesve të lartë të BE-së vijnë pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur do të vendoset fati i Shqipërisë për integrimin në familjen europiane dhe zhvillimit ekonomik dhe social të vendit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...