Kreu i shtetit tha sot në një intervistë për Syri Tv, se nëse Edi Rama prek votat do të mbajë përgjegjësi personale.
“Cfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur.
Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë.
Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani.
Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po. Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama”,- tha kreu i shtetit.
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në televizionin Syri Tv se Edi Rama është kryeministër në largim dhe do të jetë në këtë detyrë deri sot në orën 00:00.
“Jam i lumtur që më në fund erdhi dita, ku populli shqiptar të shkojë në kutitë e votimit dhe ku të marrë sovranitetit e tij në dorë. Populli shqiptar do tregojë se është popull shqiponjash dhe jo sorrash. Edi Rama është një Kryeministër në largim. Ai e mban këtë detyre deri sot në ora 00:00. Në ora 00:00 ai e mbyll detyrën e tij. Pas kësaj ore ai nuk është me Kryeministër, por thjesht nje kujdestar”,– tha Meta.
Kreu i shtetit shtoi: “Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t’u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm”.
Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, Presidenti u shpreh: “Nëse ngjarja tragjike e ndodhur në Elbasan, nuk zbardhet nga organet e drejtësisë, atëherë Edi Rama është i përfshirë në të.
Për ngjarjen e Elbasanit, Policia e Shtetit të sqarojë nëse personat e përfshirë në të, a janë të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës