Berisha nxjerr sms e qytetarit dixhital: Terr Koka, fushatë për blerje votash pas mesnate

Saturday, 24 Prill 2021 14:41

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, ku thuhet se kandidati i PS-së, Lefter Koka po bën fushatë për blerje votash pas mesnate.

Postimi i plotë

 

Terr Koka, krimineli nr 1 i Durrësit, fushatë për blerje votash pas mesnate. Në krimin e tij të shëmtuar e ndihmon dhe narkokomisar Lorenc Shehu. Ju lumtë demokratëve që i kapën në flagrancë kriminelët e votës së lirë! Nesër fundi i Terr Kokës dhe bandës së tij. Fitore!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje doktor. Dua t’u njofoj se tani rreth orës 01:30 në zonën e Porto Romanos, po shpërndahen para sipas informacioneve nga banorë të zonës, nga Feta Mataj person i dënuar për grabitje me dhunë i shoqëruar nga djali i Lefter Kokës, Arbër Koka me një fuoristradë Toyota Land Cruiser, ngjyrë gri me targë AA 326 HD. U njoftua dhe nr 112, salla operative dhe Policia e cila është bashkëpunëtore me ta, thjeshtë bëri një xhiro e u kthye sepse drejtori policisë Durrës, Lorenc Shehu del xhiro nëpër Durrës me djalin e Lefterit në vend të parë me makinën e Policisë së Shtetit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...