“Nëse ndodhin incidente përgjegjësia do jetë…”- Presidenti Meta tjetër mesazh Policisë dhe Prokurorisë: Do merrem personalisht për hetimin e vrasjes në Elbasan

Diel, 25 Prill 2021 11:20

 

Nga Elbasani, presidenti Ilir Meta i është drejtuar sërish me një thirrje policisë dhe prokurorisë së qytetit që të jetë “në veprim për të parandaluar çdo veprim që mund të dëmtonte sot atmosferën”.
I pyetur nëse ka marrë informacione për situatën në Elbasan nga institucione të rëndësishme ligjzbatuese në vend, kreu i shtetit iu referua vrasjes së Pjerin Xhuvanit në 21 prill dhe plagosjes së katër personave dhe tha:

“S’dua të kthehem më tek kjo se jam marrë ditët e fundit për ngjarjen e rëndë dhe për hetimin e kësaj ngjarje do merrem personalisht në ditët në vazhdim.

Ftoj policinë e Elbasanit të jetë në veprim ti ndaloje gjithë personat e përfshirë në atë ngjarje tragjike të rritet gatishmëria për të parandaluar cdo veprim që mund të dëmtonte sot atmosferën se përgjegjësia do jetë e jashtëzakonshme sidomos për policinë dhe prokurorinë nëse ndodhin incidente.

Kam marrë sigurinë e Gazment Bardhit që opozita është e kujdesshme e do bëjë më të mirën për mbarëvajtjen e procesit”.

Meta nënvizoi se sipas tij pjesëmarrja në këto zgjedhje “do jetë shumë e lartë dhe historike”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...