Pas Shijakut, Meta ndalet në Vorë. Këshilltari e informon për situatën, ja mesazhi i Presidentit

Diel, 25 Prill 2021 13:28

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta pas Shijakut u ndal edhe në Vorë në vijim të turit që ka paracaktuar sot në disa qarqe të nxehta të vendit, ku u informua për ecurinë e procesit të votimit edhe në këtë qytet.
Këshilltari i Presidentit për pushtetin lokal, Ylli Asllani, i cili ka dalë në terren me autorizim të KQZ-së për të monitoruar procesin, informoi kreun e shtetit dhe tha se nuk ka pasur tensione deri tani.

“Nuk ka pasur ndonjë tension’.

“Po mirë shyqyr“, tha Meta.

“Ka një moment që ardhja ose zotimi në krahasim me 2017 ka njohur një ngritje“, u shpreh këshilltari.

“Duhen patjetër ngritjet duhet të votojnë të gjithë të lirë sipas bindjes së tyre, shumë mirë, për cdo gjë më thoni”, iu përgjigj Meta.

“T’ja zbardhim faqen Shqipërisë”/ Presidenti Meta mesazh nga Shijaku: Me qetësi, të gjithë të votojnë sipas bindjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Elbasani shkoi në Shijak, ku në një prononcim shkurt për mediat i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë me qetësi, sipas bindjes së tyre.

 

“I ftoj gjithë qytetarët e Shijakut të ruajnë qetësinë, në mënyrë demokratike, me mirëkuptim siç e ka në natyre populli i Shijakut.

Dhe t’ja zbardhim faqen Shijakut dhe gjithë Shqipërisë para Europës.

Me qetësi, të gjithë të bëjnë punën e tyre, të gjithë të votojnë sipas bindjes së tyre dhe sipas mendimit të tyre”, tha Presidenti Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...