Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi doli në një konferencë të shkurtër për shtyp ku bëri thirrje që të gjithë qytetarët të votojnë në minutat e fundit që kanë mbetur.
“Jeni rroptuar duke bërë punët e shtëpisë, lërini për 5 minuta dhe drejtohuni qendrave të votimit. Për të gjithë ju burrat që keni luftuar gjithë këto kohë për të mbajtur familjet tuaja, drejtohuni qendrave të votimit dhe bëhuni pjesë e ndryshimit. Mjafton të shikoni qendrat e votimit dhe të rinjtë që janë kudo në të gjitha qytet e Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, të Vlorës dhe shumë qytete të tjera do të bëhen pjesë e ndryshimit”, tha Kryemadhi