Po fillon ngjitja e pandalshme e PD-LSI, në 50 përqind te kutive të pa numëruara

Hënë, 26 Prill 2021 16:43

 

Ndodhi ajo që pritej. Mbrëmë dhe sot paradite PS me hile numëroi kutitë e zonave që ishin bastione të saja për të krijuar panik të numëruesit dhe vëzhguesit e Opozitës. Dhe për ti dekurajuar që ose të braktisnin detyrën dhe ti manipulonte vetë votat, ose të blinte ndonjë komisionerë të lëkundshëm.

Deri në mesditë ishte “pjesa e parë” e ndeshjes mes PS e mafies nga njëra anë dhe OPOZITËS PD- LSI nga ana tjetër.

 

Duke përdorur këtë marifet djallëzor Rilindja ia arriti që të përpunonte publikun se gjoja po fiton ajo dhe PSD-ja e Tom Doshit. Ky i fundit arriti sukses, duhet pranuar. Por PS-ja nuk ka vota për të marrë mandatin qeverisës nga Presidenti, ndaj lëshoi urdinë mediatike të thoshte se “kjo punë mbaroi” dhe Rama ka fituar.

Taktikë brilante djallëzore!

Por Basha dhe Kryemadhi e dinë, me anë të njerëzve të tyre në çdo KZAZ, se cilat kuti janë me shumicë pro opozitës ndaj ruajtën qetësinë.

Pjesa e parë mbaroi 1 me 0 për PS. Tani fillon pjesa e dytë dhe ku ka “gola” pa ndalim kundrejt PS dhe Rilindjes.

Në afro 50 përqind të kutive të panumëruara ndodhen kaq shumë vota opozitare aqsa e nxjerrin sonte në darkë vonë të humbur Edi Ramën dhe satelitet e tij. Mbi 77 mandate ka të sigurta OPOZITA.

Qeveria e re ndodhet në këto kuti, të cilat sapo kanë filluar të numërohen dhe ku numëruesit e PD dhe të LSI janë heronjtë e opozitës duke qëndruar qëndrestarë dhe të mos manipulohen nga PS.

Tani fillon ofensiva e madhe si dikur Beteja e Stalingradit, ku u shporrën nazistët gjermanë!

Numërues të Opozitës!

Keni fatin e popullit opozitar tashmë në duart tuaja!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...