Numërohen 60 % e votave/VOA: PS e para, PD u rrit me 5 %, LSI pëson rënie drastike

Hënë, 26 Prill 2021 20:31

 

Në nivel kombëtar, socialistët kanë marrë 48.8 përqind të votave. Koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike e zotit Lulzim Basha, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kanë marrë respektivisht deri tani 39.3 përqind dhe 6.9 përqind, ose së bashku 46.2 përqind të votave. Për shkak të sistemit proporcional rajonal, diferenca me pak më shumë se 2 pikë përqindje, nuk përkthehet në të njejtën diferencë mandatesh.

Me rezultatet e deritanishme socialistët mund të sigurojnë nga 75 në 76 vende në parlament. Koalicioni i Partisë Demokratike rezulton me 58 mandate ndërsa LSI me 5, ose së bashku 63 mandate. Surprizë shfaqet rezultati i Partisë Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi, e cila deri tani ka siguruar 2 mandate për në parlamentin e ardhshëm, një në Tiranë dhe një tjetër në Shkodër. I vënë në qendër të akuzave, veçanërisht nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, për shkak të vendimit të marrë vite më parë nga Sekretari amerikan i Shtetit, që i ndaloi atij dhe familjes së tij, hyrjen në territorin e SHBA-ve, zoti Tom Doshi njoftoi sot tërheqjen e tij nga parlamenti i ardhshëm duke njoftuar se do të vijonte të drejtonte partinë e se deputetët e tij do të ishin të gatshëm të mbështesnin Partinë socialiste.

LEXO EDHE:
Vazhdon rënia/ PS zbret në 73 mandate, PD rritet në 60 mandate

Harta e 12 qarqeve të vendit, sheh veriun e Shqipërisë të kontrolluar nga opozita, e cila kryeson në qarqet e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës. E gjithë pjesa tjetër, 9 qarqet e tjera, për momentin rezultojnë të jenë fituara nga socialistët që kanë marrë më shumë deputetë.

 

Nga panorama e deritanishme, e cila ka qenë thuajse konstante gjatë gjithë gjithë ditës, me luhatje të vogla, është se socialistët rezultojnë të kenë ruajtur në nivel kombëtar të njejtin numër votash, madje pak më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017. Nga ana tjetër Partia Demokratike ka pësuar një rritje të ndjeshme me të paktën 5 pikë përqindje, ndërsa LSI-ja ka një rënie drastike. Ndërsa në përqindje, kjo parti shfaqet e përgjysmuar në mbështetjen popullore, e përkthyer në mandate, disfata e saj është dhe më e thellë duke qenë se në 2017 mori 19 vende ne parlament, ndersa tani luhatet mes dhe 5 apo 6 vendeve.

 

Me përfundimin e rezultateteve do të jetë interesante gjithashtu të shihet se sa vota kanë marrë partitë e reja politike që u futën në këtë garë, ku pjesa e madhe u formuan nga ish figura të Partisë Demokratike, për të kuptuar se në çfarë mase ato e kanë penalizuar forcën kryesore të opozitës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...