Analisti gjerman: Shqipëria pa perspektivë, Rama një figurë tragjike

Tuesday, 27 Prill 2021 11:50

 

Mediat gjermane kanë nisur analizat e tyre për zgjedhjet në Shqipëri. Ato janë në një mendje që në Shqipëri nuk pritet të ndryshojë shumë pas zgjedhjeve të së dielës.

Erich Rathfelder i gazetës Tageszeitung shkruan se Shqipëria është pa perspektivë. Sipas tij, “kryeministri Edi Rama ishte një dritë shprese tetë vjet më parë, por përfshirja e tij në korrupsion tani e bën atë pothuajse një figurë tragjike”.

 

“A ia ka dalë Edi Rama me të ashtuquajturën partinë e tij ‘socialiste’, me gjithë skandalet që e rrethojnë personin e tij, korrupsionin e shfrenuar të vazhdueshëm dhe pavarësisht premtimeve krejtësisht të paqarta për një të ardhme më të mirë të vendit, të qëndrojë përsëri në pushtet?

 

As Partia Socialiste në pushtet dhe as Partia Demokratike e opozitës nuk treguan një program gjatë fushatës zgjedhore. Të dyja palët u përpoqën që të merrnin pikë ndaj votuesve me premtime shumë të tepruara. Kur Edi Rama premton një të ardhme të artë me një bum të turizmit, ai harron qëllimisht që të tregojë problemet.

 

Nuk ka të bëjë vetëm me ndikimin e disa ‘investitorëve’ (pastruesve të parave), të cilët kujdesen për gjithçka dhe as me ndonjë plan domethënëse zhvillimi që ruan natyrën nga shkatërrimi i ndërtesave pa kontroll. Me dhunë dhe me ndihmën e qeverisë, këta njerëz kanë uzurpuar bregdetin e bukur në jug të Tiranës.

Edi Rama nuk ka më asnjë perspektive të ardhshme për të ofruar. Fakti që një njeri, një artist që ishte një bartës i vërtetë i shpresës tetë vjet më parë, u implikua kaq thellë në thesin e madh të korrupsionit dhe paaftësisë, e bën atë pothuajse një figurë tragjike.

Për fat të keq, opozita nuk arriti të përfitonte mjaftueshëm nga kjo gjë”, shkruan analisti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...