“Nuk do të dorëzohemi kurrë”, Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë

Tuesday, 27 Prill 2021 20:09

 

Gjatë fjalës së tij nga selia blu, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se nuk do të dorëzohet kurrë, pasi sipas tij, nëse kjo ndodhë, Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi.

 

Mes të tjerash, kryedemokrati theksoi se do të vijojë betejën dhe do ta çojë atë deri në fitore.

 

“Po u dorëzuam ne, Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi, dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dua t’iu falënderoj të gjithëve iu shqiptarë, anëtarët tanë dhe ekipin tonë të mrekullueshëm, aleatët tanë, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe vullnetarët e panumërt për angazhimin e tyre të pashembullt. Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne dhe sollën shpresë për Shqipërinë. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme.

 

Ju premtoj sot se ne nuk do t’iu zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju, për qindra e mijëra qytetarë që votuan për ne. Zëri juaj do të dëgjohet qartë e fort. Kjo është përgjegjësia ime, detyrimi që kam para jush, para shqiptarëve, e para Shqipërisë.

 

Nata që ka rënë sonte, do davaritet, dielli do të ngrihet sërish nesër mbi horizont, dielli i shpresës për Shqipërinë. Fryma e ndryshimit që ne gjithë bashkë sollëm anembanë vendit është kudo. Ne do të luftojmë çdo ditë, çdo natë, çdo orë e çast për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Beteja vetëm ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund, deri në fitore. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...