PD: Zgjedhjet u blenë nga mafia. Nuk do e lemë Ramën ta gëzojë mandatin e tretë. Gati në protesta!

E mërkurë, 28 Prill 2021 18:14

 

Faktet dritheruese, që fliten në çdo mjedis shqiptar, tregojnë se votat u blenë sipas një skeme mafioze kudo nëpër Shqipëri. Votat shkuan deri në 500 euro në zonën e Laprakës dhe në Durrës. Ndërsa në zonat e tjera Rilindja jepte 100 deri në 150 euro për një votë.

Po kështu janë dhjetra mijëra fletë votimi që komisionerët e PS i kanë nxjerrë të pavlefshme dhe ku mbi 90 përqind e tyre janë për opozitën. Sipas fakteve me video që po dorëzohen në KQZ dalin pamje masakre elektorale kur komisionerë të PS-së prishin fletët e votimit të PD dhe LSI.

 

Ndaj PD vendos që krahas dorëzimit në KQZ të provave do të vendosin për fillimin e protestave nëpër gjithë sheshet e Shqipërisë, por sidomos në Tiranë kundër vjedhjes masive të votave.

Nga burime të qeverisë thuhet se do përdorin forcën ndaj kujtdo që mblidhet në Bulevard, por PS-ja dhe qeveria harrojnë se dje ishte kryeministri që mblodhi mijëra vetë në sheshin “Skërberbej” dhe askush nuk foli nga policia.

Informacionet nga selia e PD tregojnë se po rakordohet mes dy selive opozitare për datën e fillimit të protestave pa ndalesë. PD thotë se nuk do ta gëzojë mandatin e tretë Edi Rama!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...