Rezultati paraprak/Lulzim Basha del më i votuar se Edi Rama

E Enjte, 29 Prill 2021 08:42

 

 

Numërimi i votave për kandidatët në rang kombëtar vazhdon ende, ndërsa deri në këtë momente më i votuari është Taulant Balla i qarkut Elbasan me 21591 vota.

Më pas renditet Erion Braçe, po nga PS me 14058 vota dhe në vendin e tre ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

 

Ajo që bie në sy është fakti se kryeministri Edi Rama është më pak i votuar se kryedemokrati Lulzim Basha.

 

Kështu kreu i qeverisë renditet i 10 me 11412 vota, ndërsa kryedemokrati Basha në vendin e 6 me 11817 vota.

 

Në dhjetë kandidatët më të votuar deri tani janë edhe Fatmir Xhafaj, Bledi Çuçi, Blendi Klosi, Niko Peleshi dhe Saimir Hasalla

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...