Rama paralajmëroi shkarkimin, Meta e quan ‘shashkë’. A do e dekretojë Qeverinë e re? Ja si përgjigjet kreu i shtetit

Premte, 30 Prill 2021 13:57

 

 

 

Presidenti Ilir Meta i ka quajtur shashka për të tërhequr vëmendjen nga numërimi dhe rinumërimi i votave të 25 prillit deklaratën e kryeministrit Edi Rama që paralajmëroi shkarkimin e kreut të shtetit nga parlamenti aktual.

“Asnjë përgjigje për shashkat të cilat duan të largojnë vëmendjen nga mbi 83 mijë vota të pavlefshme që janë atje dhe që me pamje filmike duhet parë si janë bërë të pavlefshme se s’ka statistikë në botë të shikojë këtë rekord pavlefshmërie.

E dini që diferenca është jashtezakonisht e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate këtu në gjithë këto qarqe.

Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu, po të ishte për këtë hisrori kishte ikur 100 herë presidenti, po ju e dini që e mbajë fjalën. Në 24 korrik 2022 këtu do e bëjmë konferenfën e fundit së bashku.

Nga ky moment të kenë shumë kujdes as një kuti mos ndërrrohet e asnjë përpjekje për të mbuluar cdo lloj krimi që ka ndodhur atje të mos mbulohet“.

I pyetur nëse e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe a do e dekretojë qeverinë e re me kryeministër Edi Ramëm, Meta u shpreh:

“Mos u merrni me gjëra që kanë kohën e tyre. Unë kërkoj të zbartohet kodi zgjedhor pikë për pikë deri në shterimin e ankesës së fundit nga partia më e re në këto zgjedhje”.

Pyetje: Si themelues i LSI si ndiheni kur kjo parti rikthehet në rezultatet e vitit qe e late ju 2009 e PS fiton Skraparin e bastion të LSI?

Përgjigja e kreut të shtetit: Ilir Meta s’ka marë pjesë në këto zgjedhje, ka qenë një qytetar e një votues e ka pasur një votën, s’ka bërë thirrje për të votuar për asnjë subjekt politik asnjë kandidat në të ardhmen ndoshta do keni mundësi të shihni s vota merr Ilir Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...