Numri i votave te pavlefshme prodhon 8 deri 12 mandate

Saturday, 01 May 2021 09:25

 

Janë mbi 83 mijë shqiptarë, vullneti politik i të cilëve është cilësuar i pavlefshëm nga ana e komisioneve të numërimit. Janë rreth 8-12 mandate deputetësh që janë asgjësuar në këto zgjedhje në mënyrë të pashpjegueshme dhe jashtë çdo standardi normal. Në zgjedhjet e tjera, shifra e votave të pavlefshme ka qenë 20 apo 30 mijë.

 

Ngatërresa në fletën e votimit ka në çdo zgjedhje, por kurrë në këto shifra. Kur pushteti politik po ndahet me 4 deputetë, 83 mijë votë (8 mandate) janë shumë për t’u hedhur në kosh si të pavlefshëm. KQZ dhe institucionet e drejtësisë duhet të marrin nisin menjëherë hetimin administrativ dhe penal për atë që ka ndodhur me votat e pavlefshme. Më e pakta që duhet bërë menjëherë është rinumërimi dhe rivlerësimi i këtyre fletëve. Në kushtet kur mandatet e deputetëve si në Berat, Durrës po digjen për 17 apo 200 vota, rivlerësimi i këtyre fletëve është detyrim ligjor dhe moral për KQZ.

 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...