Berisha: Ministrja Balluku i terrorizoi romët për vota

Hënë, 03 May 2021 14:59

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se komuniteti rom në Valias është terrorizuar ditën e zgjedhjeve për të dhënë votën pro Ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut dhe Partisë Socialiste. Një qytetar ka kërkuar sot me forcë që të shihen kamerat e kopshtit “Niko Hoxha” në Valias, pasi ka bindjen se ato kanë filmuar anëtarët e grupit kriminal të Ballukut, siç i cilëson ai, duke kërcënuar jo vetëm familjet rome, por deri edhe komisionerët e PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha e publikoi këtë mesazh të denoncuesit me këtë shënim: “Denoncon terrorin e grupit kriminal të Ndrikull Grykësisë në qendren e votimit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.” Zoti Berisha, në qendrën e votimit në Valias, te kopshti “Niko Hoxha” është bërë terror ditën e zgjedhjeve nga anëtarët e grupit kriminal të vjedhjes së votave të Belinda Ballukut.

 

Të hapen kamerat e sigurisë së kopshtit ku të gjithë anëtarët e grupit kriminal kanë rreshtuar njerëzit e komunitetit rom në Valias për të votuar me vota personale Belinda Ballukun. Njerëzit kanë qënë të armatosur edhe iu kanë bërë presion edhe komisionerëve të Partisë Demokratike, duke i fotografuar secilin që t’i dokumentojnë se kush janë! I bëj thirrje Prokurorisë të marrë kamerat e sigurisë për të zbuluar këtë akt kriminal të bandës kriminale Balluku

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...