PD: Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës

E mërkurë, 05 May 2021 16:26

 

Partia Demokratike ka reaguar sot për lajmet që flasin për një takim mes kryetarit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës së komisionerit të BE në aeroportin e “Rinasit”.

“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”,- thuhet në njoftimin zyrtar të Partisë Demokratike.

 

Për shkak të axhendës së ngjeshur të Komisionerit të BE, Oliver Varhelyi dhe pandemisë, vizita e tij në Shqipëri u zhvillua vetëm në “Rinas”. Varhelyi doli në konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe më pas ka zhvilluar një takim të veçantë me Lulzim Bashën në sallën VIP te Aeroportit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...