Loja me afatet, pse po nxiton PS me shkarkimin e Presidentit? Flet konstitucionalistja Anastasi

E Enjte, 06 May 2021 08:04

 

Kuvendi pritet të ngrejë një komision të ri hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, por duket se periudha që i ka mbetur deri në përfundim të legjislatures nuk i jep mjaftueshëm kohë për ta hetuar e shkarkuar kreun e shtetit.

Ligji “për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” përcakton qartë se katër muaj nga mbarimi i mandatit të këtij Kuvendi nuk mund të ngrihen komisione hetimore.

Kuvendi aktual e ka nisur punën më 9 shtator 2017 dhe e përfundon mandatin 4 vjecar më 9 shtator 2021, që do të thotë se hetimi për Presidentin bashkë me shkarkimin, duhet të përbyllen brenda datës 9 maj, pra 4 muaj para mbarimit të mandatit të Parlamentit.

Nëse ky afat tejkalohet, i lind e drejta Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë nese shkarkimi i Presidentit është bërë në shkelje të procedurës parlamentare dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore. Konstitucionalistja Aurela Anastasi tregoi për gazetën “Panorama” të gjitha hapat ligjore që duhet të ndjekë Kuvendi.

“Procedura për shkarkimin e Presidentit te Republikës kalon në dy faza. Faza e parë zhvillohet nga Kuvendi, i cili vendos miratimin ose jo të propozimit për shkarkim dhe vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Faza e dytë është gjykimi nga Kushtetuesja. Kjo e fundit shqyrton çështjen paraprakisht dhe i duhen votat e gjithë anëtarëve të saj për ta kaluar në seancë plenare kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit”- tha ajo.

Nëse gjatë shqyrtimit në Kuvend arrihet në përfundimin se Presidenti Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën, deklarohet shkarkimi i tij nga detyra. Vendimi hyn në fuqi nga dita e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh zonja Anastasi, por theksoi: “Nuk ka një afat kohor për Gjykatën Kushtetuese për të vendosur për kërkesën e Kuvendit. Në disa gjykime të posaçme ligji ka parashikuar afate, por jo në këtë rast.”

Në korrik të vitit 2020 Partia Socialiste u tërhoq nga nisma për shkarkimin e Presidentit. Komisioni hetimor i ngritur një vit më parë doli në konkluzionin se Presidenti Meta kishte kryer shkelje të kushtetutës me veprimet dhe mosveprimet e tij në rastin e zhdekretimit të datës së zgjedhjeve vendore të 2019 si dhe emerimin e gjyqtarëve kushtetues, por këto shkelje nuk ishin aq të rënda sa të kërkohej shkarkimi i tij

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...