I arrestuan të birin se protestoi, kuksiani: Kujtova se erdhi Serbia në derë të shtëpisë

E Enjte, 19 Prill 2018 17:19

Paraditen e së enjtes rreth 300 banorë të Kukësit dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan lirimin e 11 qytetarëve që mbahen në paraburgim pas protestës së 31 marsit në Kalimash.

Protestuesit kërkuan edhe heqjen e taksës së kalimit në Rrugën e Kombit. Gjykata e Apelit në Shkodër do të vendosë të premten për fatin e tyre pas apelimit të masave të sigurisë.

Pjesëmarrësit në tubimin para Gjykatës së Kukësit kishin marrë lejë nga policia vendore, ndërsa gjatë protestës u lëshuan thirrje kundër arrestimeve.

Xhevahir Gashi, babai i njërit prej të arrestuarve, për mikrofonin e Ora News, kërkon lirimin e tij.

Xhevahir Gashi: Me gra me fëmijë, i madh dhe i vogël, në orët e vona të mesnatës i nxjerrin me forcë jashtë. Kujtova se është Serbia dhe hyri brenda, por ishte policia shqiptare. Kërkesa ime është zero taksa, e dyta të lirohet djemtë nga qelia se janë të pafajshëm.

Një pjesëmarrës në protestë, shprehet i revoltuar për taksën.

Qytetar i Kukësit: Ne protestuam për lirimin e vëllezërve tanë, janë 11 të arrestuar padrejtësisht. Ata kanë protestuar për të drejtat e tyre. Nuk mund të vendoset një taksë në një zonë që është më e varfra në Republikë.

Protesta u mbyll brenda afatit të përcaktuar, ndërsa Policia e Kukësit kishte menduar ta mbante vetë situatën nën kontroll, duke mos thirrur në ndihmë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Gjatë këtij tubimi nuk u shënua asnjë incident dhe pjesëmarrësit u shpërndanë në qetësi.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...