Padia e parë për 25 prillin, LSI: Zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës të shpallen të pavlefshme

Premte, 07 May 2021 13:28

 

Vjen padia e parë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Lëvizja Socialiste për Integrim, ka ankimuar zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës. LSI po ashtu kërkon që të shpallen të pavlefshme në Bashkinë Dropull, gjë që ndikon në rezultatin e gjithë qarkut. Më herët LSI-ja ka kërkuar nga KQZ edhe pamjet filmike nga numërimi i votave pasi pretendon për parregullsi në dëm të saj.

LSI-ja pretendon se vendimi për të futur në karantinë të detyruar dyjavore të gjithë personat që hynin në Shqipëri, ka penguar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Për më tepër, LSI-ja pretendon se karantinimi i detyruar është zbatuar ende pa u botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve.

 

Vendimi, sipas LSI-ja është marrë më datë 19 prill, por është botuar në Fletoren Zyrtare me 21 prill. LSI-ja pretendon se karantina e detyruar është kërkuar dhe zbatuar edhe për personat që kanë paraqitur një test PCR negativ, pra që nuk ishin të infektuar me Covid-19

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...