SHBA nxin zgjedhjet e 25 prillit, Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller prish humorin e Edi Ramës

Saturday, 08 May 2021 08:24

 

-Ambasadorja e SHBA në misionin e OSBE jep notë jo pozitive për zgjedhjet e 25 prillit: PS përfitoi nga administrata dhe keqpërdori burimet shtetërore. Pati praktika të përhapura të blerjes së votës. U keqpërdoren edhe të dhënat personale të votuesve, thuhet nga ambasadorja Elisabeth Stiller.

Ambasadorja e SHBA në misionin e OSBE jep notën për zgjedhjet: PS përfitoi nga administrata dhe keqpërdori burimet shtetërore. Pati praktika të përhapura të blerjes së votës. U keqpërdoren të dhënat personale të votuesve. Delegacioni amerikan në misionin e OSBE-së në Vjenë ka dalë dje me një deklaratë të veçantë për procesin zgjedhor të 25 në Shqipëri. Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller, në fjalën e mbajtur në misionin e OSBE ka renditur një sërë problematikash të zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat praktikisht rrëzojnë standardet e këtij procesi.

 

Pas fjalëve të mira për punën e KQZ dhe disa çështje pozitive teknike për votimin elektronik, SHBA rendit një sërë problemesh që janë shuplakë ndaj qeverisë për standardet e zgjedhjeve. “Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative. Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe ne akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme”,- thuhet në deklaratën e SHBA-së për zgjedhjet . SHBA ndalet në tre problematika kryesore të këtyre zgjedhjeve, të cilat janë dhe thelbi i pretendimeve të opozitës për 25 prillin. SHBA thotë se partia në pushtet (PS) përfitoi nga administrata dhe keqpërdori burimet shtetërore. Praktikisht fitorja e këtyre zgjedhjeve nuk i dedikohet votës, për përdorimit të administratës nga PS si ushtri për zgjedhjet.

Pika e dytë e kritikave është më e fortë dhe flet hapur për blerje votash. Për herë të parë, në një dokument të SHBA nuk flitet për “raste” blerje votash, por për “praktika të përhapura”. Në sytë e ndërkombëtarëve, blerja e votave nuk është më e rastësishme, por “praktikë” pune e qeverisë. Kjo është dhe akuza më e fortë që ndërkombëtarët bëjnë për këto zgjedhje. Pika e tretë e kritikës së SHBA për zgjedhjet lidhet sërish me Partinë Socialiste dhe përdorimin e fenomenit të njohur si patronazhistë. Duke e cilësuar si fenomen shqetësues përdorimin e të dhënave dhe identifikimin e bindjeve partiake, SHBA kërkojnë nga SPAK që të nisë hetimet dhe të ndëshkojë çdo rast abuzimi. Në deklaratën e SHBA, ndryshe nga çdo reagim tjetër ndërkombëtar mungon fraza standarde për proceset zgjedhore që thotë zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Përkundrazi, deklarata kërkon nga SPAK të hetojnë ata që ndaluan qytetarët të votonin lirisht. Sigurisht SHBA, ashtu si gjithë misionet e tjera diplomatike, njohin zgjedhjet dhe rezultatin e tyre. Por njohja e fitores së Edi Ramës nuk do të thotë se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt dhe me standarde. Qeveria është organizatorja e zgjedhjeve dhe mban përgjegjësi. Kritikat e SHBA nuk janë ndaj opozitës, por direkt ndaj qeverisë. Kryeministri ka marrë një mandat të tretë, por me rregulla loje të ndryshuara dhe me një rezultat të trukuar. Blerja e votave, përdorimi i administrues dhe gjithë manipulimet e tjera, mjaftojnë për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh patëm më 25 prill.

Ambasadorja theksoi se “Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore.”– përfundon SHBA me anë të ambasadores së saj në OSBE

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...