Berisha: Procesi i Edvin Drogës kundër Ilir Metës, puç antikushtetues

Hënë, 10 May 2021 12:12

 

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pasi mazhoranca nisi një tjetër proces për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta. Sipas Berishës, ky është një proces puçist antikushtetues. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca do të votojë në bllok për shkarkimin e Ilir Metës.

MESAZHI I BERISHES

 

Procesi i Edvin Drogës kundër presidentit, proces puçist antikushtetues!

 

 

Të dashur miq, pas grabitjes së zgjedhjeve, dhunimit masiv të vullnetit të shqiptareve me angazhimin e të gjithë shtetit monist, bajlozëve të zi të krimit dhe qindra milionë euro para droge, por edhe të thesarit të shtetit, Edi Rama, kreu i meduzës së krimit të organizuar, Lukadroga i Balkanit rinisi menjëherë vazhdimin e grushtit të shtetit me procesin antikushtetues të shkarkimit të presidentit të republikës.

 

Në këtë proces ai, duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të kushtetutës dhe disa nene të saj, kërkon të rrafshojë dhe institucionin e fundit që nuk kontrollon në Shqipëri dhe të vendosë pushtetin e tij absolut të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e korrupsionin.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt puçist destabilizues dhe paralajmëroj Edi Ramën se po firmos kështu fundin e shpejtë dhe merituar të një krimineli puçist

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...