Ngjarja në minierën e Martaneshit mund të ishte kthyer në tragjedi

Tuesday, 11 May 2021 15:32

 

Një shpërthim i gazit nga gjeneratori, mund të ishte kthyer në tragjedi në minierën e kromit në Martanesh. Ngjarja e shënuar këtë të martë, ku 6 minatorë kanë mbetur të asfiksuar, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe ndodhet në Tiranë për mjekim më të specializuar, por sipas kryetari të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ai është jashtë rreziku për jetën.

Mësohet se gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh, është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku Shyqyri Elezi, 45-vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime.

 

Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë tre punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë Shyqyri Elezin jashtë galerisë. Ai ndodhet në Tiranë, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësi tjetër ndodhet në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pesë minatorët e tjerë që mbetën të helmuar janë në gjendje më të stabilizuar dhe momentalisht dy prej tyre Murat Hidri, 29-vjeç dhe Andi Jauni,19-vjeç po kurohen tashmë në spitalin e Bulqizës ndërsa tre të tjerët në qendrën shëndetësore të Martaneshit. Drejtori i spitalit të Bulqizës, Hazis Jella, tha se minatorët e paraqitur në spital kanë shfaqur shenjat helmimi dhe asfiksimi nga gazi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...