BE: S’ka negociata me Shqipërinë pa shtet ligjor

E mërkurë, 12 May 2021 08:11

 

-Sinjali që vjen nga BE për refuzimin e negociatave është edhe një qëndrim për procesin elektoral të 25 prillit. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR është ndër më të ashprit në Shqipëri, ku flitet për blerje vote dhe përdorim të administratës shtetërore në favor të partisë në pushtet.

–Ministrat e BE nuk caktojnë datë për nisjen e negociatave. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hiqen nga axhenda në takimin e 25 majit në Bruksel. Zv/presidenti i KE: Zbatimi i ligjit është kriteri kryesor mbi të cilin do të vlerësohet Tirana zyrtare. Edhe këtë radhë, si çdo vit, Shqipëria nuk merr nota positive nga Brukseli.

 

Bashkimi Europian nuk ka akoma një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE, i mbledhur dje për të diskutuar për axhendën e datës 24 maj ku do të takohen krerët e shteteve anëtare të unionit, nuk ka arritur të dalë me një qëndrim të përbashkët për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Takimi i djeshëm pritej të jepte një afat konkret se kur do të nisin negociatat zyrtare. Mbledhje e ministrave të BE kishte si qëllim diskutimin mes shteteve anëtare për takimin special të Këshillit Europian, me krerët e qeverive të vendeve anëtare më 25 maj. Në dokumentin final të mbledhjes së Këshillit Europian çështja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut është hequr nga axhenda. Ndërkohë deklaratat publike të BE, edhe pse me një gjuhë diplomatike, praktikisht kanë qenë një “jo” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ana Paula Zacarias, sekretare e shtetit të Portugalisë, shtet që mban edhe presidencën e radhës së BE-së, pas takimit të ministrave të BE nuk dha asnjë datë konkrete se për dy vendet. E pyetur se çfarë roli do të kenë për hapjen e negociatave zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri dhe pretendimet e opozitës për manipulime, përfaqësuesja e BE tha se kushti kryesor i vlerësimit të Shqipërisë është zbatimi i shtetit ligjor. “Çfarë mund të them deri tani lidhur me këtë? Mund të them që shteti ligjor është në qendër të procesit të anëtarësimit të Bashkimit Europian dhe angazhimin më të ngushtë në procesin e përafrimit me Bashkimin Europian. Shteti ligjor është në qendër të metodologjisë”,-tha përfaqësuesja e BE.

Çështja e shtetit ligjor u përmend dhe nga Maros Sefçoviç, zëvendës president i Komisionit Europian. “Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt. Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat”,- tha Zv/presidenti i KE. Koncepti i shtetit ligjor ka të bëjë me gjykatat, drejtësinë, ndarjen e pushteteve dhe gjithë funksionimin e një demokracie. Fakti që 5 vite pas reformës në drejtësi dhe pak javë pas zgjedhjeve, Shqipëria nuk kalon provimin në BE për zbatimin e ligjeve është një kambanë alarmi. Një qëndrim i tillë i BE do të thotë se Shqipëria nuk ka kaluar asnjë prej kushteve që duhet të përmbushte për negociatat. Sinjali që vjen nga BE për refuzimin e negociatave është edhe një qëndrim për procesin elektoral të 25 prillit. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR është ndër më të ashprit në Shqipëri, ku flitet për blerje vote dhe përdorim të administratës shtetërore në favor të partisë në pushtet.

Veç zgjedhjeve, Shqipëria nuk ka zgjidhur asnjë prej kushteve të mëparshme të BE për ndëshkimin e korrupsionit dhe krimet qeveritare. 25 prilli, me masakrën masive të votës së qytetarëve, vetëm sa e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...