Lubonja: PS, projekt për të kapur të gjitha institucionet. SPAK nuk veproi asnjë moment për 50 kallëzime

Premte, 14 May 2021 08:22

 

Analisti Fatos Lubonja foli për një projekt të rrezikshëm të kapjes së të gjitha institucioneve nga Partia Socialiste.

Ai deklaroi në “Real Story” në News24 se të gjitha reformat që ka bërë Edi Rama, dhe administrativja ka qenë në funksion të rritjes së pushtetit për të kapur vota dhe drejtësia për t’u ruajtur nga gjërat që bën vetë të paligjshme.

 

LEXO EDHE:
Salianji: Kemi denoncuar me emra 345 persona të lidhur me krimin e zgjedhjeve
“Mendoj që këtu ka ardhur puna që krimi ka sjellë krimin në një farë mënyre dhe po marrim momentin e patronazhistëve dhe gjithë ato të dhënat. Ka disa probleme që kanë sjellë deformim të votës. Aty kishte një problem shumë të madh që njerëzit përcaktoheshin ata që ishin të pavendosurit, ata që ishin të pasigurt, kështu që ata kanë bërë një lloj…inxhinieria është fokusuar aty dhe tek zonat. Ka pasur komente të shumta. Të gjitha këto e para janë shkelje ligjore, e dyta janë mekanizmi i veprimit. Gjithë këta patronazhistë, diku me lekë, diku me presion, diku me punësim, diku me kushërinj, kanë deformuar votën e njerëzve, kanë ndikuar. Këta amerikanët që vijnë ne na gjykojnë, e keni parë çfarë është bërë në Amerikë nga PD, për shkak se Putin na ka ndikuar në zgjedhje për të fituar Trump, jo me lekë, por nëpërmjet ‘Facebook’, internetit, me të gjithë ato mënyra që në mënyrë të përcaktuar qartë kanë ndikuar tek një pjesë e elektoratit.

 

Këtu tek ne, agjencitë e pavarura të tonat, prokuroritë në këtë rast duhet të vinin alarmin se çfarë bëhet me këto lloj gjërash. Nuk kanë bërë asgjë. Mendoj që drejtësia këtu është e kapur. Drejtësia do vendosë si rëndomtë. SPAK nuk veproi asnjë moment për këto 50 kallëzime. Kur erdhi puna për Lapsin, para zgjedhjeve e kërkoi Lapsin t’i merrte serverin, kur erdhi puna për të hetuar ata të e-Albanias, kam një mik në Austri që tha kjo vetëm nga e-Albania ka ardhur sepse aplikova dhe vetëm ata e kishin numrin tim. Boll një provë e tillë për të hapur një proces. Ajo që më shqetëson përtej këtyre detajeve është projekti i kësaj partie për të kapur të gjitha institucionet në vend të demokratizimit. Mendoj që të gjitha reformat që ka bërë Edi Rama, dhe administrativja ka qenë në funksion të rritjes së pushtetit për të kapur vota dhe drejtësia për t’u ruajtur nga gjërat që bën vetë të paligjshme. Të gjitha këto janë një projekt i rrezikshëm”, deklaroi Lubonja

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...