Tomorr Alizoti: Masakra elektorale në Berat s’do të njihet

Premte, 14 May 2021 19:40

 

Në një deklaratë për mediat, drejtuesi politik i PD për qarkun e Beratit Tomorr Alizoti u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit nuk duhet dhe nuk do të njihen.

Deklarata e drejtuesit politik Tomorr Alizoti
Të zgjedhësh do të thotë, të jesh i lirë dhe të jesh i lirë, do të thotë të jesh i pavarur. Zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje.

 

Në këto zgjedhje u përfshinë; krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës, punësimi sezonal.

Përveç blerjes së votës në mënyrë masive, PS në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin.

Punësoi njerëz dhe kërcënoi njerëz me përjashtime nga puna.

Madje, nga përvoja personale në terren, kapja e fugonit, pas shumë l;ajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh oparash dhe ndihmash në terren, arritëm ta shikonim me sytë tanë,shpërndahjen e ndihmave, të rezervave të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë, thjesht për të devijuar vullnetin e popullit shqiptar, për të devijuar vullnetin e votuesve të Beratit.

Po ashtu është për t’u habitur dhe për t’u ccuditur që mandati i LSI-së u nda vetëm për 77 vota, ndërsa 5292 vota u shpallën të pavlefshme.

93 mijë vota u shpallën të pavlefshme në të gjithë shqipërinë. 83 mijë njerëz në shoqërinë shqiptare u mohuan. Vota e tyre, e drejta e tyre për të votuar, nuk u mor në bazë.

KQZ-ja e cila është përgjegjësja, nuk ka asnjë të drejtë të mohojë këto fakte të prekura, të para në terren, të dokumentuara, të provuara. Atëherë, kjo tregon që është pjesë dhe palë dhe kurrësesi nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve, derisa ajo bëhet palë.

Zgjedhje më 25 prill nuk pati. Zgjedhjet nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen.

Kjo ishte një masakër e fuqishme, jo elektorale, por të vullnetit të një populli i cili dëshiron dhe ëndërron të jetë pjesë e BE-së, të bashkimit m,ë të qytetëruar në botë, ku në të posedohet drejtësia, liria për të vendosur, demokracia.

Demokracia është votë e lirë, individ i pavarur, liri dhe drejtësi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...