Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me nxënës dhe mësues të shkollave të ndryshme të vendit me të cilët bisedoi mbi rëndësinë e mbrojtjes së familjes dhe vlerave të saj.
“Eleminimi i dhunës, respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe nxitja e barazisë në vendimmarrje garantojnë më shumë siguri dhe mirëqenie për familjen, e bëjnë atë më të fortë dhe më të shëndetshme.
Thelbësore është figura e mësuesit, që duhet mbështetur më aktivisht, për shkak rolit të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj me vlerat qytetare”, shkruan Meta në postimin e tij në facebook ndërsa ndan me ndjekësit foto nga ky takim