Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, kjo është përgjegjësia ime

Diel, 16 May 2021 18:39

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat.

Ai thotë se këtë e ka parim, dhe se mban përgjegjësi që nuk ka bashkëpunuar me bandat.

 

Ndërkohë ai kërkon që të vijohet rruga që është nisur edhe pse të zemëruar për masakrën zgjedhore të 25 prillit, por shton se demokratët janë gati qv zemërimin ta kthejnë në energji për të luftuar dhe fituar betejën.

 

‘’Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe keto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar.

 

Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.

Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë.’’- tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...