Katolikë e myslimanë bëhen bashkë, rindërtojnë kishën e shekullit XIV, u mbyll në ‘67

Hënë, 17 May 2021 10:39

 


ELVIS HILA/ E diela e 9 majit ishte një ditë feste për banorët e fshatit Skuraj në Kurbin. Pas shumë vitesh, Kisha shekullore e Shën Vlashit, e cila mbart vlera të jashtëzakonshme historike, u kthye në identitet.

kisha e shen vlasit

Rindërtimi i këtij objekti kulti, i cili kishte degraduar plotësisht, u bë i mundur me iniciativën e famullitarit të Milotit, Giovanni Niti, me mbështetje të disa biznesmenëve të zonës, organizatave, pushtetit vendor dhe punës vullnetare të banoreve të zonës përfshire dhe ata të besimit mysliman.

“Në vitin 1967 kjo kishë u mbyll, u dëmtua si dhe iu shkatërruan simbolet e saj, ndërsa famullitari i fundit i saj, Imzot Frano Ilia, u burgos nga regjimi i kohës, deri në vitin 1990, por fatmirësisht i shpëtoi vdekjes dhe arriti ta rihapë këtë objekt kulti e të rikthente besimin te banoret. Në vitin 1967 kisha u kthye në stallë bagëtish dhe të gjitha materialet e ritualeve fetare u dogjën me ceremoni në mes të fshatit nga drejtuesit vendorë të asaj kohe. Vetëm për të nxjerrë plehun nga kisha banorëve u janë dashur me javë të tëra për ta pastruar. Ndaj dhe iniciativën e famullitarit tonë për rindërtimin e kësaj kishe e pritem mjaft mirë dhe të krishterë e myslimanë u angazhuam maksimalisht duke punuar që kjo kishë të kthehet në identitet”, thotë Zef Pjetri, mësues dhe banor i zonës.

INAUGURIMI

Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj kishe ishte i pranishëm edhe Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Giorg Frendo. Sipas tij, kjo kishë ka një rëndësi të veçante, pasi tregon fitoren e besimit. “Kjo kishe ka një rëndësi të madhe. Së pari sepse është një kishë e lashtë dhe tregon fitoren e besimit, sepse është rrënuar disa herë, por është rindërtuar. Ky është një fakt që populli e do kishën dhe praninë e Zotit. Para se të vija në Shqipëri unë kisha dëgjuar shumë për regjimin e Enver Hoxhës dhe ai regjim ishte një formë shumë e egër e komunizmit, i cili ishte në të vërtetë një luftë kundër Zotit. Pas gjithë kësaj propagande kundër Zotit e kishës unë mendoja se populli shqiptar ishte bërë një popull pa besim, por në realitet nuk më rezultoi ashtu, sepse ky popull e do fenë dhe kishën”, tha Frendo.

Famullitari i Milotit, Giovanni Niti, i cili ishte iniciatori i rindërtimit të kësaj kishe, u shpreh se kur gjërat bëhet me dëshirë dhe dashuri, nuk ndjen lodhje. “Çdo gjë që bëhet me dashuri, edhe pse është e lodhshme, por bëhet me dëshirë. Dashuria ndaj Zotit apo dashuria e historisë së këtij vendi. Unë kam qenë shumë i kënaqur që të bëj këtë punë të mrekullueshme me këta banorë. Kishat unë i respektoj të gjitha, por kur një kishë tregon një besim që ka rrënjët në këtë vend, e këto vende tregojnë se tradita e kishës dhe besimit është në zemrat e të gjithëve e sidomos atyre që kanë punuar falas për rindërtimin e kësaj kishe”, u shpreh famullitari i Milotit, Giovanni Niti.

Banorët: Jemi të lumtur, monizmi nuk na la ta rregullojmë

Rindërtimi i kësaj kishe është pritur mjaft mirë nga banoret e zonës, të cilët e kishin pritur prej vitesh një ndërhyrje të tillë. “Më të gëzuar nuk ka. Ku të jetë gëzim më i madh se sot që ka shkuar çdo gjë në vendin e vet, sepse monizmi nuk na ka lënë ta rregullojmë. E kemi pritur prej shumë vitesh këtë ditë”, thotë Zef Brozi, banor i Skurajve. Ndërsa një e moshuar thotë se kjo kishë ka bërë shumë mrekulli. “Jam shumë besimtare, besoj dhe jam shumë e kënaqur. Kjo është një kishë provatare, axhës së burrit i patën vdekur dy djem dhe erdhi këtu te kjo kishe, duke adresuar lutjet për t’i falur një djalë. Pas ca kohësh Zoti ia fali dhe ia ngjiti emrin si e ka kisha”, thotë një banore e Skurjave. Ndërsa një banor, i cili i përket besimit mysliman, thotë se ka punuar me shumë dashuri për rindërtimin e kësaj kishe. “Unë jam i besimit mysliman, por kjo nuk më ka penguar që të kontribuoj për rindërtimin e kësaj kishe. Bashkë me fshatarë të tjerë kemi punuar me shumë dashuri që kjo kishe të kthehet në identitet dhe sot jam shumë i gëzuar që e arritëm diçka të tillë. Një meritë të veçante ka prifti i zonës, i cili ka qenë iniciatori kryesor që kjo kishë të behet”, thotë banori. Kisha e Shën Vlashit në Skuraj të Kurbinit, e cila i përket shekullit të 14-të, ndodhet në mes të një peizazhi piktoresk në malin sipër fshatit dhe synimi është që ky vend të kthehet në atraksion turistik.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...