‘Shembja e Teatrit’, gazeta gjermane: Skandali më i madh kulturor që nga rënia e komunizmit

Hënë, 17 May 2021 12:31

 

Gazeta autoritare gjermane, Suddeutsche Zeitung i ka dedikuar një reportazh shembjes së Teatrit Kombëtar. Një vit më pas, gazeta thekson se shembja e Teatrit ka lënë ‘një boshllëk të dhimbshëm’.

Reporteri Florian Hassel thotë se aktivistët kërkojnë që Teatri Kombëtar të rindërtohet aty ku ishte, ashtu siç ishte.

 
“Një vit më parë, Teatri Kombëtar në Tiranë u shemb pavarësisht një stuhie protestash. Aktivistët tani po luftojnë për rindërtimin- në një qytet që po e humbet gradualisht historinë,” shkruan gazeta.

 

“Përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, lideri i opozitës Lulzim Basha premtoi se do e rindërtonte Teatrin Kombëtar siç ishte nëse do fitonte. Ai nuk fitoi, por fitoi Edi Rama. “Tani betonizimin dhe de-historizimi i Tiranës do të vazhdojë,” thotë Lory Amy një studiuese amerikane e kulturës, e cila punon në Tiranë për ruajtjen e trashëgimisë së mbetur kulturore”.

 

Gazeta e quan shembjen e Teatrit Kombëtar skandalin më të madh kulturor që nga rënia e komunizmit.

Më tej, gazetari interviston Lindita Komanin, aktivisten dhe shkrimtaren e njohur, e cila thotë se më 17 maj të vitit 2020 “u shemb një pjesë e historisë shqiptare- dhe e historisë së familjes sime”.

Kurse aktori Neritan Liçaj tha se Edi Rama kishte dy dekada që po luftonte për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar aty një qendër të madhe tregtare.

Sipas tij, për dy dekada aktorët jo vetëm kishin probleme me mungesën e fondeve, por edhe kishin kundër një njeri: Edi Ramën.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...