Vjedhja e zgjedhjeve u provua, çfarë pret drejtësia?

E mërkurë, 19 May 2021 08:17

 

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka shqyrtuar materialet zgjedhore të vetëm dy qarqeve, Berat dhe Gjirokastër. Të dhënat që janë bërë publike deri tani për zgjedhjet e 25 prillit në këto dy zona zgjedhore kanë nxjerrë në dritë manipulime të frikshme. Në Berat, ku mandati i LSI u dogj për 77 vota, rezulton se 21 persona kanë votuar 57 herë. Në disa kuti votimi në këtë qark ka edhe të tjera manipulime flagrante. Për një kuti votimi komisionerët raportojnë se kanë marrë pjesë në proces 310 zgjedhës, ndërkohë që brenda saj janë 314 fletë votimi.

Në Gjirokastër, qarku tjetër që është shqyrtuar deri më tani nga KAS, rezultojnë se manipulimet janë dhe më ekstreme. Shkelja e parë që vë në pikëpyetje procesin është se pjesë e komisioneve të Partisë Socialiste janë njerëz që kanë ardhur në datën 22 prill nga Greqia. Ndërkohë që sipas rregullave të miratuara nga vetë PS, gjatë dy javëve para zgjedhjeve u ndalua hyrja e qytetarëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ose ata që hynin duhet të bënin karantinë 15 ditore. Rregulli i PS ka vlejtur vetëm për votuesit e opozitës të cilët u bllokuan në kufi, ndërsa ata që kanë qenë votues të PS jo vetëm janë lejuar të hyjnë, por janë vendosur dhe në krye të komisioneve zgjedhore. Skandali tjetër i dokumentuar në Gjirokastër është votimi më shumë se një herë i të njëjtit personi. Sipas verifikimeve të KQZ, rezulton se 14 persona kanë votuar 74 herë.

 

Fenomeni i votimit disa herë që nga ana e PS po cilësohet si gabim teknik shpjegon në mënyrë ekzemplare fenomenin e blerjes së votave. Në këto votime, kartat e identitetit të zgjedhësve janë të rregullta, ndërkohë që manipulimi është bërë me shenjat e gishtave, duke votuar një person për disa të tjerë. Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë, socialistët kanë mbledhur kartat e identitetit të personave që mund tu jetë blerë vota. Për tu siguruar që vota nuk do të shkonte dëm, patronazhistët e PS kanë marrë kartën e identitetit dhe kanë votuar në emër të presonit që i kanë blerë votën ose e kanë shantazhuar. Kjo formë e përdorur nga PS është një mënyrë moderne e mbushjes së kutive me vota. Manipulimi në këtë rast është i verifikueshëm shumë thjesht. Mjafton të merren gjurmët e gishtave të atij që ka votuar në emër të tjetër kujt dhe të ndiqet penalisht. Nëse policia nuk i gjen dot gjurmët e lëna në pajisje, qendrat e votimit në këto zgjedhje kanë pasur kamera vëzhguese kushdo që ka guxuar të manipulojë zgjedhjet identifikohet lehtë. Prokuroria dhe SPAK nuk kanë nevojë të bëjnë as hetime të thelluara dhe as të harxhojnë muaj dhe javë me dëshmi dhe verifikime. Mjafton të marrin pajiset e qendrave të votimit ku ka pasur probleme dhe i gjejnë manipuluesit bashkë me shenjat e gishtave dhe fytyrën. Denoncimet e ditëve të fundit në KAS janë të gjithë zyrtare dhe tregojnë pjesën më të shëmtuar të zgjedhjeve të 25 prillit. Manipulimet kanë ndodhur në komisione dhe brenda kutive të votimit dhe gjurmët e krimit janë zyrtare. Këto janë prova që gjenden në kuti dhe jo akuza apo pretendime të opozitës. Ndërkohë manipulimi i zgjedhjeve nuk ka ndodhur vetëm më 25 prill, por javë dhe muaj para saj. Blerja e votave, kërcënimet e bandave, përdorimi i buxhetit për të marrë vota për PS dhe kërcënimi i administratës janë fakte publike që janë denoncuar prej kohësh nga opozita. Të gjitha këto prova, vënë në pikëpyetje jo vetëm zgjedhjet në Berat apo Gjirokastër, por në gjithë vendin. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, institucion që duhet të zgjidhë parregullsitë e zgjedhjeve dhe të shpallë rinumërimin apo pavlefshmërinë e tyre, deri tani nuk ka marrë asnjë vendim të tillë. Shumica e anëtarëve të KAS që janë zgjedhur nga PS, po i shërbejnë partisë në mënyrë besnike duke bllokuar dhe hetimin e gjithë kutive apo dukë rrëzuar kërkesat e PD dhe LSI për transparencë.

KAS pritet të jap sot vendim për parregullsitë në Berat dhe në Gjirokastër. Nga anëtarët e këtij komisioni kërkohet vetëm zbatimi i ligjit që flet qartë se çfarë ndodhë kur kaq shumë parregullsi. Ilir Rusmajli është një prej anëtarëve të KAS, ish-zv/kryeministër i PD, tani i emëruar nga PS. E çuditshme se si ka ndryshuar ky ish-demokrat në shërbetor të Rilindjes, pasi ka manifestuar shenja antiopozite me shumë se sa vetë anëtarët e zgjedhur nga Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...