KAS refuzoi provat e PD-së, Leskaj: Është palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve

E mërkurë, 19 May 2021 12:48

 

Ditën e martë, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve refuzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të marrë prova nga institucionet shtetërore për pretendimet e opozitës për krime zgjedhore në qarkun e Vlorës. Kandidati që fitoi mandatin e deputetit në këtë qark, Bujar Leskaj, në një dalje për mediat, tha se PD-ja paraqiti prova të qarta rezultati i zgjedhjeve u deformua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga përdorimi i drejtuesve të disa institucioneve për blerjen e votave përmes përdorimit të resurseve publike, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legalizimit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave për pushtetin e Edi Ramës. Për të refuzimi për të marrë informacionin zyrtar për të gjitha këto shkelje që kanë lënë gjurmë në sistem dhe që masakruan zgjedhjet e lira e të ndershme, tregon që KAS po bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve.

Deklarata e plotë

 

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ u ngrit si një organ që duhet të garantonte të drejtën e shqiptarëve për votën e lirë. Ky mision po zhbëhet çdo ditë nga 3 anëtarët e zgjedhur të Partisë Socialiste, të cilët po u mohojnë shqiptarëve të drejtën për transparencë të zgjedhjeve të blera. Pas Gjirokastrës dhe Beratit, shërbëtorët e Edi Ramës në KAS refuzuan t’u kërkojnë institucioneve shtetërore provat zyrtare të blerjes së zgjedhjeve përmes shtetit dhe krimit edhe në qarkun e Vlorës.

KAS refuzoi të bëjë drejtësi për qytetarët e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Himarës, Selenicë, Konispolit, sepse antarët e KAS-it duan të mbrojnë dhe të fshehin vjedhjen e zgjedhjeve nga sekti Rama. Ne paraqitëm provat tona se në qarkun e Vlorës rezultati i zgjedhjeve u deformua nga punësimet masive elektorale dhe të paligjshme, nga përdorimi i drejtuesve të disa institucioneve për blerjen e votave përmes përdorimit të resurseve publike, nga dhënia e paligjshme e lejeve të legalizimit dhe nga akte të tjera kundra ligjit në këmbim të votave për pushtetin e Edi Ramës.

Duke refuzuar rë marrë informacionin zyrtar për të gjitha keto shkelje që kanë lënë gjurmë në sistem dhe që masakruan zgjedhjet e lira e të ndershme, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve. Dosja e qarkut të Vlorës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve, por ne e dimë se sekti Rama ka kapur gjithë strukturat shtetërore në vend dhe e përdor shtetin në shërbim të pushtetit, jo të qytetarëve vlonjatë dhe shqiptarëve.

Sot e kësaj dite, KAS refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të thjeshta: Pse refuzon të marrë informacion në zyrat e Kadastrës për legalizimet elektorale, në zyrat e Bashkisë dhe disa agjencive qeveritarë për punësimet e paligjshme elektorale, përdorimin e paligjshëm të burimeve publike? Pse refuzon t’u kërkojë agjencive ligjzbatuese informacion për përfshirjen e krimit në blerjen e votës.

Për të bërë transparencë duhet vullnet dhe kurajo, për të zbatuar ligjin dhe jo urdhrat e regjimit Rama. Kur e nisëm këtë betejë e dinim që institucione si KAS nuk e duan të vertetën dhe nuk do të bëjnë drejtesi, por është detyra jonë të paraqesim të gjitha provat. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të vërtetën dhe për shqiptarët! Rama dhe sekti i tij mund ta pengojë për pak, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore. Transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...