Nga Berat Buzhala-
Sali Berisha ishte politikani i pare shqiptar, pas renies se komunizmit, qe shkoi ne Shtepi te Bardhe dhe e ngriti ceshtjen e Kosoves. Sali Berisha ishte politikani i pare ne Shqiperi qe vendosi t’i shpoje malet per ta bashkuar kombin. Sali Berisha, ndoshta ne dokumentet e Departamentit te Shtetit nuk eshte personazh pozitiv, por ne dokumentet e popullit shqiptar ai eshte i tille.
Berisha as nuk eshte politikani me i korruptuar ne Ballkan, e as me jodemokratiku. Sigurisht qe eshte me ndryshe se cdo kush tjeter. Eshte kaliber special. Eshte karakter i vecante, me te mirat dhe te keqijat e tij, por assesi nuk e meriton te dizajnohet si koka e krimit te organizuar.
Berisha ishte mik i partise Republikane, e me pak i asaj Demokratike. Sa here qe republikanet ishin ne pushtet atje, e Berisha ishte ketu, raportet me Ameriken ishin te shkelqyeshme. Te vetmet here kur presidentet amerikane kane shkelur ne token shqiptare ka qene kur ne pushtet ishte Berisha