Elmaz Sherifi: Përse Berisha nuk u shpall non grata para zgjedhjeve të 25 prillit?

E Enjte, 20 May 2021 11:05

 

Nga Elmaz Sherifi

“Berisha shpallet Non Grata” !
Sekretari i Departmenti Amerikan te Shtetit Blinken e shpalli Berishën dhe familjen e tij Non Grata per minim te demikracise dhe korrupsion.
Berisha ka tete vjet qe nuk eshte ne pushtet. Kur dihej se cka bere Berisha, per vete, familjen dhe aleatet, perse nuk e shpalli Non Grata, te pakten paraardhesi i tij Pompeo, ose, perse nuk e shpalli edhe Blinken para zgjedhjeve, por tani qe kontestohen zgjedhjet?
Ky Departmenti American i Shtetit, sepse me ngjason me deklaratat e tij, si Kontrolli i Larte i Shtetit ne Shqiperi, qe ben cdo vit raporte per shperdorimin e fondeve publike nga ministrat e drejtoret, por, askush nuk ia merr seriozisht, e askush nuk denohet.
Sekretari i Departmenti Amerikan te Shtetit, Pompeo, pershendeti Marreveshjen e Komisionit Politike te neneshkruar ne Rezidencen e Ambasades Kim me 5 qershor 2020. Askush nuk e zbatoi ate marreveshje.
Pompeo e shpalli Non Grata Vangjush Dakon. Rama e ka ne kryesine e partise dhe ishte aktiv ne zgjedhjet parlamentare.
Departamenti Amerikan i Shtetit perseriti para zgjedhjeve parlamentare, se Tom Doshi, ishte shpallur Non Grata ne SHBA. Me te drejte Doshi i kerkoi botimin e fakteve. KQZ as ia vari dhe e regjistroi ne listen e deputeteve te Partise Social Demokrate.
Me kete rast mund te behet pyetja. Toma u be deputet kur ishte i pasur. Ndersa disa ministra e deputet u futen ne parlament “pa opinga” e tani jane milionere e nuk shpallen Non Grata. Pse mbrohen keta te pa udhe ?
Prandaj edhe Tom Doshi nuk e mori fare ne konsiderate vendimin e DASH dhe u be parti parlamentare.
Me veprimet e shpeshta deklarative, me duket se po bjerret autoriteti i ketyre institucioneve amerikane, te te cilat shqiptaret kishin shume besim dhe po bjerret ende pa u krijuar edhe besimi te institucionet e krijuara te Reformes ne Drejtesi.
Mendoj se duhet te flasin ato, institucionet e drejtesise, pasi krijimi i tyre eshte mbeshtetur me taksat e popullit Amerikan. Por, deri tani SPAK nuk ka hetuar dhe as ka denuar deformuesit e proceseve zgjedhore, qe jane themeli i demokracise parlamentare dhe te funksionimit te shtetit te se drejtes.
Nese Departmenti Amerikan i Shtetit do te eci ne keto shina, do konsiderohet si Departament i Burimeve Njerzore te Qeverise

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...