Vendimi për Berishën, Bugajski për VOA: Ky veprim do të shihet si një hap anti-shqiptar në rajon

E Enjte, 20 May 2021 17:50

 

Analisti i njohur amerikan Janusz Bugajski, i Fondacionit Jamestown ka komentuar për Zërin e Amerikës vendimin e DASH për ndalimin e hyrjes në SHBA të Sali Berishës.

Gjatë një interviste për VOA-n, Bugajski ka theksuar se nuk e kupton se pse është përcaktuar pikërisht Sali Berisha dhe pse tani.

 
‘Nuk e kuptoj se përse veçohet një ish-udhëheqës politik, i cili nuk mban më poste. Kjo është diçka që mund të bëhej nga brenda vendit; nëse ekzistojnë prova të forta, ata duhet të kërkojnë një gjyq, një hetim e të tjera, por të ndalosh dikë të udhëtojë, kjo duket si një standard i dyfishtë, diskriminim, apo ato që përmenda. Pra, nuk mendoj se është një ide e mirë dhe koha kur merret ky vendim nuk është e përshtatshme’, i tha ai Zërit të Amerikës.

 

 

Sipas Bugajskit, nëse do të përfshihen edhe njerëz të tjerë nga rajoni, ‘do të mbeteshin shumë pak udhëheqës politikë të Ballkanit, ose të një pjese të mirë të Evropës Lindore, që do të lejoheshin të hynin në Amerikë’.

 

Ai druhet se ky veprim do të shihet si një hap anti-shqiptar në rajon.

‘Bashkimi Evropian qysh tani po e mban në distancë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kosova ende nuk e ka marrë liberalizimin e vizave dhe jam i sigurt që do të ketë njerëz të cilët do të thonë se ky diskriminim kundër shqiptarëve tani po praktikohet nga administrata e re në Uashington’, thotë ai.

Bugajski shtron pyetjen nëse në këtë kategori do të përfshihen figura të tjera politike.

‘Ka patur mjaft debate për qeverinë e tanishme të Shqipërisë, nëse do të përfshihet edhe Kryeministri, Presidenti, opozita. Po vendet fqinje? Mali i Zi, Kosova e kështu me radhë? Kjo i ngjan gati-gati hapjes së Kutisë së Pandorës, pra se cilët udhëheqës nuk do të lejohen në Shtetet e Bashkuara’, thotë Bugajski.

Bugajski e pranon që ideja ka qenë që të dërgohet një sinjal i fortë në rajon, por shton se mund të bëhet fjalë për një sinjal të fortë të gabuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...