“A do e dorëzosh mandatin dhe të dalësh nga politika? Berisha jep përgjigjen epike dhe mbyll konferencën me brohoritje

E Enjte, 20 May 2021 19:31

 


Ish-kryeministri Sali Berisha të enjten dha sqarimet e tij para gazetarëve, ndërsa i pyetur se pasi të përfundojë procesi i nisur prej tij në një gjykatë franceze, a do të dorëzoje mandatin dhe të jetë tërësisht jashtë politike, Berisha u përgjigj: “Unë thashë se do ta dyfishosh…”

 

Ish-kryeministri e mbylli me këtë përgjigje konferencën e tij, ndërsa shkaktoi të qeshura.

Gjithashtu, të pranishëm në “Hotel Rogner” ishin edhe simpatizantë të tij, të cilët e shoqëruan në dalje me brohoritje.

Kujtojmë se në daljen e tij për mediat, Berisha njoftoi se do t’i përgjigjet me një padi për shpifje sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili një ditë më parë dha i pari vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit shqiptar në SHBA.

“Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral si Franca që të ngrejë ndaj zotit Blinken një padi direkte për shpifje publike”, tha ish-kryeministri.

Berisha tha se me dyshimet për korrupsion, mbi të cilat është marrë vendimi për shpalljen non grata, i është cenuar dinjiteti.

Ish-kryeministri u tregua i kujdesshëm për të bërë një ndarje mes SHBA-ve dhe zotit Blinken, i cili sipas tij e ka fyer duke ngritur ndaj tij një akuzë pa pasur prova

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...