Berisha: Zëdhënësi i DASH e pranoi, autorët e raportit kundër meje janë Rama dhe Sorros

Saturday, 22 May 2021 16:56

 

Ish-kryeministri Berisha në një intervistë të dhënë për Tv Klan, për gazetaren Jolldiz Mitro, pas ndalimit të lejes për të udhëtuar drejt SHBA, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka komentuar edhe deklaratën e zëdhënësit të DASH që hidhte dritë ditën e djeshme se kush janë autorët e vendosjes së familjes Berisha në listën e të padëshiruarve në Amerikë.

Z. Berisha çfarë komenti keni për deklaratën e bërë nga një zëdhënës i DASH për mediat shqiptare, ku rreshtohen disa nga burimet e informacionit që DASH ka marrë parasysh në vendim-marrjen për shpalljen tuaj Non Grata në ShBA?

Skenar politik me lobim nga Rama e Sorros dhe për këtë kisha bindjen absolute fatmirësisht deklaratën e zedhënësit të DASH dje ndriçoi burimin nga janë marrë të dhënat dhe burimet ishin enxhiotë lokale e rajonale, paratë e Sorosit ndaj Berishës. Ishin mediat e sponzoriazuara ndaj Soros dhe Rama direkt hetimi antikorrupsion. Pra në këtë deklaratë Rama del qartësisht si person i përfshirë por në ato që thuhet nënkuptohet multimiliarderi Sorros për të cilin une kam shprehur mendimet e mia si në parlamente dhe media e takime ndërkombëtare dhe atyre su heq asnjë presje.

 

 

Ditët në vazhdim do informoj shqiptarët se cilat kanë qenë përpjekjet e Berishës kundër Xhorxh Sorosit, por mu duk se deklarata ndikoi një aspekt shumë të rëndësishëm.

 

A mendoni që DASH, mund të ketë edhe burime apo informacione të tjera ndoshta më të klasifikuara, që e detyroi atë të marre këtë vendim radikal ndaj jush dhe familjes tuaj, që mund të dalin më pas në dritë??

Nqs kane informacione të tjera për privatësinë e Berishës e ftoj Blinken të publikojë çdo gjë pa asnjë lloj hezitimi ndërkohë unë kam kontraktuar avokatin dhe e kam autorizuar për shpifje në gjykatën e Parisit. Padia ime nuk atakon vendimin e Blinkenit për vizën ajo është e drejtë ekskluzive e tij dhe jo e Berishës. Unë kam paditur për shpifje që ka lënduar thellë dinjitetin tim njerëzor.

Çfarë po ndodh me padinë tuaj ndaj Sekretarit të Shtetit z.Blinken? Ne çfarë faze është?

Avokatin që po merret me të po e përgatit për ta çuar në gjykatë ka marre kontakte apo jo se di

Gjykata nëse e merr apo jo e vendos gjykatësi por avokati im gjykon se ekziston e gjithë baza për ta marrë në shqyrtim. Pol Ëiliams thonte dje që Blinken ka imunitët por ka një ligj që perjashton shpifjen nga imuniteti. Dhe shpifja paditet kudo qe ajo shfaqet dhe në vlerësimin e avokatit gjykata ka autoritet të plotë për ta bërë.

Do jem i hapur për çdo lloj hetimi dhe cilido qoftë vendimi i gjykatës unë do vazhdoj në rruge juridike dhe jo politike. Mund ti përgjigjesha me rrugë politike dhe kam miq që do më ndihmonin por kam vendos të ndjek rrugën juridike për vendosjen e autoritetit tim

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...