Zëri i Amerikës për deklaratën e sotme të Metës në mbrojtje të Berishës

Saturday, 22 May 2021 18:53

 

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, reagoi sot me tone të ashpra ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyjren në territorin e Shteteve të Bashkuara ish presidentin dhe ish kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe familjes së tij, për shkak të “korrupsionit në shkallë të lartë”. Në një postim në Facebook, zoti Meta e cilëson vendimin e autoriteteve amerikane ““fletërrufe” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër zotit Sali Berisha”.

Vetë zoti Berisha është rezervuar të shprehet për shkaqet që kanë nxitur këtë vendim apo dhe momentin e publikimit të tij. Por presidenti Meta shfaqet i sigurt se sipas tij gjithshka ka të bëjë me zgjedhjet e 25 Prillit. “Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik”, shkruan ai.

 

Tonet e zotit Meta marrin formën e një sulmi të hapur ndaj Departamentit amerikane të Shtetit, në tekstin e mesazhit të “solidaritetit” që ai thotë se i ka nisur zotit Berisha “pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër”. Presidenti Meta, shkon dhe më tej duke folur për “pacipësi” nga ana e DASH, ndërsa përmend vlerësimin e dhënë nga ky institucion për gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani. “Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë”, përmbyll reagimin e tij presidenti shqiptar.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...