Ish-ambasadori Tarifa para se të fyet nga fjalët e Presidentit, bën mirë të kujtojë 150 mijë dollarët e ambasadës në Washington

Diel, 23 May 2021 19:48

 

Para pak minutash në të gjitha mediat e oborrit u shfaq me bujë lajmi sipas të cilit një ish-ambasador i rëndësishëm i vendit në Washington kishte kritikuar Presidentin Meta për gjuhën e përdorur ndaj vendimit të DASH lidhur me ish-kryeministrin Berisha.

Ishte një tekst i përpiluar nga ish-ambasadori Fatos Tarifa, i cili ka sulmuar Presidentin Meta dhe kishte bërë ‘zbulimin’ e madh të një telefonate të para 20 viteve. “Unë nuk dëshiroj që në krye të Republikës së Shqipërisë të jetë një politikan si ju, një president, i cili është nën dinjitetin e popullit tim. Unë nuk dëshiroj që në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe me shoqërinë ndërkombëtare Republika jonë të përfaqësohet nga një president si ju. Si një shtetas shqiptar, unë ndihem thellësisht i indinjuar që presidenti i vendit tim i kundërvihet Amerikës…”, thotë ndër të tjera Tarifa në statusin e tij duke sulmuar haptazi Presidentin aktual.

Por për të qenë një kritikues i mirë pikësëpari duhet që vetë të jesh i dalluar në detyrat që ke mbajtur dhe mos jesh i njollosur në raste korrupsioni. Me një klikim të thjeshtë të të dhënave nominale të zoit Tarifa në google të dalin disa lajme që flasin për akte korruptive të tij gjatë kohës që ushtronte detyrën si ambasador. Madje në një lajm të publikuar nga Zëri i Amerikës në vitin 2010 thuhet se shkeljet në ambasadën shqiptare në Washington në kohën e drejtuar nga Tarifa ishin më shumë se 150 mijë dollarë. Kujtojmë po ashtu rastin me denoncimin e biznesmenit në vitin 2005, ku Fatos Tarifa i kishte kërkuar para atij, ndërsa ky i fundit kishte shfaqur interes për të investuar në Shqipëri.

Në të tilla kushte, z.Tarifa nuk ka pse turpërohet nga z.Meta, pasi ky i fundit gjatë gjithë detyrave të tij ka mbrojtur interesin publik të shqiptarëve dhe ka respektuar ligjin dhe kushtetutën e vendit. Z.Tarifa para se të flasë për të tjerët dhe integeritetin e tyre bën mirë të drejtojë pak gishtin nga vetja e të heshtë më së paku, kur flitet për raportet Shqipëri-Amerikë

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...