7-0 kundër Ramës. Përse Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Presidentit

Tuesday, 25 May 2021 18:46

 

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë kreut të shtetit, Ilir Meta lidhur me përplasjen me kryeministrin Edi Rama, për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Në vendimin e saj, të votuar 7 -0 nga gjyqtarët, Kushtetuesja thotë se për rastin e emërimit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, “nuk ekziston mosmarrëveshje mes Presidentit dhe Kryeministrit ne rastin Cakaj. Presidenti ka kompetenca vlerësuese në procesin kushtetues të vlerësimit dhe emërimit të një ministri, si të aspektit të plotësimit të kritereve që përcakton Kushtetuta ashtu dhe të meritës. Roli Presidentit nuk është formal. Ai s’mund të jetë noter i propozimit politik të Kryeministrit”.

 

Gjykata thekson se “Presidenti tregoi luajalitet ndaj Kryeministrit duke e konsultuar atë. Veprimet e Presidentit u pranuan nga Kryeministri kur ai propozoi veten e tij si ministër i Jashtëm. Prandaj s’ka mosmarrëveshje për të zgjidhur nga Gjykata Kushtetuese”

Gjithashtu, “Gjykata Kushtetuese njeh kompetencën e ndare të emërimit të kabinetit qeveritar mes Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. Ato duhet të veprojnë me luajalitet”. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Metës në mos emërimin e Cakajt si ministër

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...