Kaluan 6 muaj nga kallëzimi/ SPAK asnjë hetim për inceneratorin e Tiranës

E mërkurë, 26 May 2021 20:27

 

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka mbyllur hetimet në lidhje me aferën korruptive për ndërtimin e inceneratorëve që janë kallëzuar 6 muaj më parë nga Partia Demokratike dhe LSI. Mësohet se hetuesit nuk kanë administruar të gjithë dokumentacionin pranë institucioneve dhe janë ende në fazën e hetimeve paraprake

Kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga nisja e hetimeve për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, prokuroria e posaçme ende nuk ka mbyllur fazën paraprake të hetimeve.

 
Ishte fillimisht Partia Demokratike që nëntorin e kaluar depozitoi një kallëzim në SPAK, ku akuzonte për shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, Ëngjëll Agaçin, Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe sipërmarrësit Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

 

Sipas Partisë Demokratike ndërtimi i inceneratorit të Tiranës I ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 430 mln euro. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, hetuesit janë ende në fazën e mbledhjes së informacionit, pasi disa institucione nuk kanë kthyer përgjigje për dokumentacionin e kërkuar.

 

Një tjetër kallëzim është depozituar në prokurorinë e posaçme këtë radhë nga partia LSI. Në mars të këtij viti, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi denoncoi publikisht disa akuza për inceneratorin e Tiranës, duke e cilësuar si aferën më të madhe korruptive të 100 viteve të fundit.

Padia është depozituar në ngarkim të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjël Agaçi, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Mjedisit, Alçi Bllako. Të gjithë këta zyrtarë sipas LSI kanë shkelur çdo në praktikën për ndërtimin e inceneratorit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...