Xhaferaj mbështet Bashën: Luftoi për të kthyer normalitetin në vend

Diel, 30 May 2021 19:18

 

Ferdinad Xhaferaj, i cili fitoi mandatin e deputetit më 25 prill, ka treguar se në garën për kryetar të PD-së, ai mbështet Lulzim Bashën. Xhaferaj shkruan se Basha ka luftuar gjatë opozitës, si dhe gjatë muajit të fushatës, për të kthyer sadopak normalitetin në vend. Në mesazhin e tij, ai thekson se garat dhe respektimi i çdo aspekti të tyre janë jo vetëm kusht për një demokraci funksionale, por edhe thelbësore për të garantuar një PD më të fortë dhe më të bashkuar pas 13 Qershorit.

Postimi i plotë

 

Në një vend ku çdo ditë luftohet demokracia dhe çdo parim i saj, sigurisht që përbën lajm ndjekja e rregullave të një gare krejt legjitime.

PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha kanë luftuar gjatë opozitës si dhe gjithë muajt e fushatës për të kthyer sadopak normalitetin në një vend ku jemi të vjedhur nga çdo parim moral dhe etik.

Detyra institucionale si kryetar i PD Durrës, vlerat e qytetit që përfaqësoj, shkollimi im si dhe eksperienca politike, më çojnë të jem në krah të çdo kandidati i cili vjen në emër të Partisë Demokratike.

Garat dhe respektimi i çdo aspekti të tyre janë jo vetëm kusht për një demokraci funksionale, por edhe thelbësore për të garantuar një PD më të fortë dhe më të bashkuar pas 13 Qershorit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...