Sot, të gjithë me sytë nga Kolegji Zgjedhor

Hënë, 31 May 2021 08:30

 

Kolegji Zgjedhor, institucioni më i lartë gjyqësor që trajton çështjet e zgjedhjeve, do të nisë sot çështjen e shqyrtimit të ankesave për parregullsitë e zgjedhjeve të 25 prillit. Padia e parë që do të shqyrtojë është ajo e qarkut të Gjirokastrës. PD, LSI dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë padi të ndara për këtë qark, ku në bazë të parregullsive që kanë gjetur, kërkojnë shpalljen të pavlefshme të rezultatit dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Provat që kanë paraqitur partitë dhe kandidatët e opozitës janë thuajse të gjitha publike. Në këtë qark, rezultoi se 14 persona kishin votuar 74 herë. Emigrantët u ndaluan të votonin duke u futur në karantinë, ndërsa ata që ishin socialistë të deklaruar u lejuan të ishin dhe anëtarë të komisioneve. Komisionerët, janë filmuar në disa raste duke shpallur fletë votimit të pavlefshme. Në një video u pa sesi komisioneri komunikonte me drejtues të lartë të PS në telefon dhe merrte orientime sesi duhet të shpallej të pavlefshme votat për LSI apo partitë të tjera të opozitës.

Këto janë vetëm një pjesë të fakteve që ndodhen në dosjet e partive të opozitës. Krime të tjera edhe më të rënda elektorale janë denoncuar në media për Gjirokastrën dhe qarqe të tjera. KQZ i pranoi zgjedhjet si të rregullta. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i cili funksionon mbi baza partiake me anëtarë të zgjedhur nga PS dhe PD, në raportin 3-2, mori vendime antiligjore. KAS, me shumicë socialistësh, nuk pranoi të shihte masakrën elektorale. Mbylli kuti, fshehu provat dhe nuk pranoi që zgjedhjet në Gjirokastër dhe shumë qarqe të tjera ishin masakruar në mënyrë kriminale nga Rilindja.

 

Shkalla e fundit ku masakra elektorale mund të ndalet është Kolegji Zgjedhor. Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor i kanë dhënë këtij institucioni funksionin e gjykatës më të lartë për vendos për parregullsitë. Për ti dhënë më shumë legjitimitet Kolegjit, gjyqtarët e përzgjedhur me shortë në këtë institucion janë të gjithë juristë që kanë kaluar vettingun. Gjithë sytë e opinionit publik, medias, partive dhe ndërkombëtarëve janë sot të 8 anëtarët e këtij kolegji. Nga vendimmarrja e tyre për paditë që lidhen me manipulimin e zgjedhjeve, nuk do të varet vetëm fati i 25 prillit por shumë më tepër. Anëtarët e Kolegjit që kanë kaluar vettingun do të dëshmojnë me vendimet e tyre nëse drejtësia e re, ku ata bëjnë pjesë, është realisht e pavarur apo do të flasë njëlloj si socialistët anëtarë të KAS. Nëse këta juristë vendosin njëlloj si Ilir Rusmali, demokrati i konvertuar në socialist në KAS, atëherë është e qartë se këta që kanë kaluar vettingun, janë po aq të kapur sa dhe juristët e tjerë të drejtësisë së re. Sepse mbyllja e syve para vjedhjes së zgjedhjeve, nuk është një krim i zakonshëm. Heshtja e drejtësisë para vjedhjes së zgjedhjeve do të thotë heshtje para krimit politik dhe korrupsionit. Zgjedhjet u blenë me lekët e buxhetit dhe lekët e trafiqeve. Nëse drejtësia nuk e sheh këtë dhe e lejon, kjo do të prodhojë qeverisje kriminale dhe një mazhorancë që është peng e krimit të organizuar. Kolegji nuk po vendos për fatin e kandidatëve të PD, LSI në këto zgjedhje. Ka në duar dosjen më të rëndë te krimit politik që lidhet me blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve. Nëse hesht për Gjirokastrën, Beratin, Durrësin, Elbasanin dhe të tjerë, këta juristë kanë legjitimuar me vendimet e tyre një regjim.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

Alma Kolgjoka
Asim Vokshi
Edlira Petri
Emona Muçi
Esmeralda Çeka (Xhili)
Gentian Medja

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...