Ish-kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla: Ambasadori amerikan Lu më bëri presion

Tuesday, 01 June 2021 09:38

 

Sonte ish-kryeprokurori i përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla flet në një intervistë ekskluzive te Çim Peka. Ai sqaron, sipas tij, se pse u shpall person nongrata nga SHBA, kush e sulmoi politikisht dhe si e mendon fundin e gjyqit të tij, ku siç dihet gjykata e shkallës së parë e ka dënuar me dy vite burg.

Ja se çfarë tha ndër të tjera Llalla:

 

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla lëshoi akuza të forta kur u pyet në lidhje me skandalin e kompanisë Bankers, që po hetohej nga prokuroria, për të cilin pati ndërhyrje nga ish-ambasadori Donald Lu

Tashmë është e njohur për median, është një email që Donald Lu ju ka dërguar ju dhe thotë: Z. Llalla faleminderit për përgjigjen tuaj të shpejtë, nuk mund të theksoj mjaftueshëm se sa i shqetësuar jam personalisht për pasoja e ndjekjes penale të këtyre personave të Bankers Petroleum nga prokurori i Fierit. Në çdo vend tjetër do të prisnim të shihnim gjoba dhe penalitete administrative. Akuzat penale janë të pazakonta. Kjo do të ketë një ndikim kryesor në aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr investime të huaja pikërisht kur ministri Gjiknuri po përpiqet të kërkoj investime të huaja që të marrin pjesë në ankand për blloqet e naftës në Shqipëri. Dua te jem i sinqertë me ju që është dyshimi im që trysnia dhe presioni politik është pas vendimit të prokurorit të Fierit. Ne do ta ndjekim këtë çështje nga shumë afër, me respekt Donald Lu.”

Kjo është Email i dërguar nga Donald Lu, çfarë e lidh Donald Lu me Bankers dhe cila është e vërteta, a kishit ju dyshime që prokurori i Fierit i ka kërkuar ryshfet Bankers.

Prokurori i Fierit ka ushtruar në mënyrë korrekte punën, ai që ka pasur çështjen ka nisur një hetim në rrugë normale për situatën që ndodhi në disa puse nafte që sollën pasoje në zonën naftëmbajtëse, por edhe pronat e banorëve dhe ka qenë një nga debatet e tjera që kam pasur me zotin Lu.

Lu ndërhyri për çështjen e Bankers dhe te Fevziu keni thënë që ju ka njoftuar një biznesmen i fuqishëm, që nëse nuk do të pushoni çështjen zoti Lu do të vijë në zyrën tuaj, a ndodhi kjo?

Si e kam përmendur atje po.

Zoti Lu ju erdhi me pronarin e Bankers?

Po ne u prezantuam dhe rezultoi që ai ishte pronari ose menaxheri që vinte nga Kanadaja.

Dhe si u ndatë nga ky takim?

Në të njëjtat rrethana, duke këmbënguli që prokuroria do të hetojë rastin në mënyrë korrekte deri në fund dhe nëse do të vlerësoj që nëse kishte përgjegjësi penale një punonjës i kompanisë do të shkonte drejt përgjegjësisë penale ose në të kundërt çështja do të merrte një rrugë tjetër.

Ju nuk e ndaluat hetimin?

Jo asnjëherë, i kemi kërkuar kompanisë që të ç’dëmtonin banorët e asaj zonës që edhe sot besoj që janë pa banesa, por asnjë nuk e mori këtë përgjegjësi.

Sekretari i Shtetit Tillerson që ka firmosur deklarimin non-grada të Adriatik Llallës ishte aksioner në këtë kompani, a jam korrekt?

Po, është e vërtetë.

Ju po e pranoni që Tillerson që ka firmosur deklarimin non-grata ishte aksioner i kësaj kompanie që ju nuk keni ndalur hetimin ndaj saj të kërkuar nga Donald Lu. Në përgjigjen e DASH ndaj prokurorisë shqiptare nuk ka asnjë të dhënë konkrete përveç faktit që thuhet se ka kryer korrupsion masiv sipas opinionit. A e konsideroni këtë rast si një hakmarrje të numrit një të DASH ndaj jush?

Nëse do të shkonte rasti im që rasti i parë në botë ku do të cenoheshin interesat e Sekretarit të DASH do të ishte interesante nëse do të lidhej me këtë, por faktin që Tillerson është ortak kësaj kompanie mund ta vërtetoj çdokush.

Ju mendoni se u cënuan interesat e zotit Tillerson që u shkarkua më vonë nga Trump?

Pse jo!

Por nuk aludoni deri aty që mendoni se ai u shkarkua për rastin tuaj?

Jo nuk e besoj.

Megjithatë po në ato vite kanë filluar disa shpime të tjera për naftë edhe te Bankers, por edhe të kompanive të tjera ku Soros ishte aksioner, a keni informacion që Soros është aksioner të Bankers?

Jo, nuk kam informacione.

Plus kësaj është i njohur fakti që Xhorxh Soros ka qenë inspirues dhe përfitues nga donacioni i Reformës në Drejtësi në Shqipëri. A e lidhni edhe këtë sulm ndaj jush me këtë emër apo jo.

Çdo gjë mund të jetë e mundur lidhur me përplasjen që ka ndodhur me ambasadorin Lu në 2016 ku me cilësoi si pengues në Reformën në Drejtësi në rrethana krejt absurde, pasi prokurori nuk kishte asnjë kompetence mbi legjislativin ose ekzekutivin që ta pengonte reformën fare. I kërkohej nga grupi i eksperteve ne i vendosëm më të mirët, ndërsa në tryeza pune unë kisha mendimet e mia për mënyrën se si duhet të funksiononte institucioni i prokurorisë.

Sot ambasadori i SHBA nuk është Lu, por Kim dhe ditën që është marrë vendimi për ju që jeni dënuar me 2 vite burg ka reaguar në Tuitter e cila thotë: Më vjen mirë që shoh që jep rezultate kjo përfshirë dhe ish-zyrtarë të lartë që u është ndaluar hyrja në SHBA për korrupsion, tregon qe askush pavarësisht sa i fuqishëm nuk është mbi ligjin, kur të gjithë janë te barabarte para ligjit të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti vërtetë ju drejtohet ju apo Sali Berishës, pasi është dita kur është publikuar reagimi i Blinken për Berishën.

Siç duket nga teksti ky Tuitter ka lidhje me mua, nuk e kam ndjekur pasi kur jam larguar jam tërhequr në jetën time private, në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor, për të parë ecurinë dhe zhvillimet, por nuk e kam ndjekur deklarata e ambasadores.

Duke parë pozitat në të cilat jeni, a jeni penduar që nuk keni dëgjuar këshillat e ambasadorit Lu. Lalla sot si ish-i persekutuar a e kupton qe me Amerikën edhe kur s’ka të drejtë nuk luhet.

E kam të vështirë të pranoj me atë që Amerika është e njëjtë me atë që ishin ambasadorët.

Por veproi Sekretari i Shtetit.

Po veproi, por megjithatë e kam të vështirë ta pranoj që Amerika vepron në këtë formë. Unë, familja ime u persekutuam vetëm pasi ishim të njohur për mendimet tona pro amerikane, pro demokratike kundër një regjimi totalitar siç ishte diktatura komuniste.

Babai juaj është dënuar nga regjimi komunist si një agjent i CIA-s, ndërsa ju djali i tij jeni shpallur non grata po nga SHBA, a e keni imagjinuar ndonjëherë një situatë të tillë?

Babai ka bërë 15 vite burg.

A keni pyetur ndonjëherë nëse ka qenë agjent i CIA-s?

Gjate gjithë kohës që babi ishte gjallë në diktature kur ishte koha për të dëgjuar Zërin e Amerikës, ne mblidheshim në një dhomë të fshehtë dhe shpresonim se ca do të bëhej kur do të ndërhynte Amerika dhe do të na mbështeste në rrugen tonë drejtë demokracisë. Çfarëdo mund të ketë ndodhur, por në dijeninë time nuk di që të ketë shërbyer si agjent, përveç faktit që babi im ka mbaruar një shkollë amerikane dhe ka shërbyer në shumë aktivitete të ndryshme dhe ato janë tema që gjithkush i merr në varr.

Duke pasur parasysh Donald Lu, sekretarin Tillerson rasti konkret a është kjo Amerika që shpresonim të ishte kur e dëgjonim Zërin e Amerikës fshehurazi?

Realisht ndjej një zhgënjim, nisur që nga ambasada që kemi këtu e cila pala shqiptare personeli është i gjithi pasardhës të nomenklaturës së kuqe të zyrtarëve më të lartë të kohës së komunizmit, dhe çuditërisht të gjithë ata që zgjidhen nga lotaria amerikane janë nga kjo kategori.

Ju thoni se po drejtoheni padrejtësisht dhe me presionin Ambasadës, a është SPAK nën ndikim e Ambasadës Amerikane?

Po!

Jeni i bindur për këtë?

Jam i bindur që gjërat e bëra publike dhe seancat e mia ndiqeshin nga përfaqësuesit të ambasadës dhe gjyqtarja gjithë kohës mbante një kontakt vizual me një çift që ndodhej në sallë dhe mesa duket merrte aprovimet nëse do të miratoni një veprim të caktuar duket qartë ndikimi i tyre në sallën e gjyqit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...