'Për të rehabilituar babanë xhelat, Edvini dërgon në Bienale artin e diktaturës'

Tuesday, 01 June 2021 13:03

 

“Edvini, në përpjekje për të rehabilituar babanë e tij xhelat, dërgon në Bienale, artin e diktaturës” - Kështu shkruan sot Sali Berisha, ish-Kryeministri i vendit, duke bërë një nga kritikat më të ashpra ndaj prezantimit të sivjetshëm të Shqipërisë në Bienalen e Venecias. Të tjera kritika janë bërë më herët nga studiues e intelektualë të njohur për këtë ekspozim.

Sipas Ministrisë së Kulturës, "pavioni shqiptar "Në shtëpinë tonë" është një ndër 5 më interesantët në Bienalen e Venecias pasi fqinjësia, kjo vlerë shqiptare, fiksuar në kujtimet e fëmijërisë së të gjithëve ne, ka tërhequr vëmendjen e kritikës ndërkombëtare e publikut." Dhe Ministria, për t'i shpëtuar asaj që dukshëm bie në sy, nxiton e para të justifikohet: "Nuk është një pavijon nostalgjik, por që ngre pyetjen: Si do të jetojmë së bashku në këto kohëra të trazuara?!”

 
Ndaj, ish-Kryeministri Berisha argumenton me forcë sot dhe i shkon në thelbin e vet, problemit që paraqet ky prezantim dhe që qeveria po preferon ta kalojë si në heshtje.

 

Berisha shkruan:

 

“Në një përpjekje unike në të gjithë botën ish-komuniste, Edi Rama zgjodhi këtë vit për Bienalen e Venecias, për fytyrë të artit shqiptar, filmat dhe artin e diktaturës, armë e egër në duart e regjimit për luftën e egër të klasave, glorifikimin e së keqes, barbarivë të atit të tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar të pasluftës, Enver Hoxhës dhe babait të tij biologjik, xhelatit Kristaq Rama, i cili do të firmoste së bashku me Ramiz Alinë, varjen e disidentit Havzi Nela në gushtin e vitit 1988.

Duke dërguar në Bienale, artin e diktaturës më staliniste që Europa ka njohur në historinë e saj, Edi Rama përpiqet të retushojë barbaritë e regjimit të etërve të tij. Dënoj me forcë këtë akt të neveritshëm përdhosës të vuajtjes, sakrifikimit të dhjetëra mijëra shqiptarëve në kalvarin e diktaturës komuniste në Shqipëri

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...