Intervistoi: Fation Binjaku, Gazeta Panorama.
- Gjirokastra, shembull i masakres zgjedhore, “ dosja e zeze” dhe analiza te domosdoshme.
- Procesi zgjedhor ne PD, neser bashke ne perballje me rregjimin.
- “Nxitimi “ pa mbaruar numurimi ishte jo dobiprures.
- Tashti kandidatet te respektojne etiken.
- Basha, korrekt ne komportamentin e tij.
- Posti i Kryetarit te KK kerkon neutralitet; interferencat e paternalizmat demtojne procesin.
- Te bejme qe antaresia te vendose me qetesi me 13 Qershor.
Berisha “non grata”, asgje e pa korregjueshme.
1-Pyetje: Z.Shehu, tashti qe per Qarkun e Gjirokastres eshte mbyllur edhe formalisht procesi zgjedhor ne Kolegj, ju u qendroni perseri problemeve qe keni ngritur per ate?
Pergjigje: Pa asnje lekundje i qendroj. Ne fakt shume nga ceshtjet jane ato qe kane prekur te gjithe vendin, duke dhene nje deformim te thelle te atij procesi e te demokracise shqiptare. Pa dyshim ne kete Qark ka dhe elemente me te spikatur, te vecante, qe une i kam ngritur qe gjate fushates, krahas keq perdorimit te institucioneve, te administrates, presionit ndaj qytetareve, blerjes se votes. Te tilla jane bllokimi i ardhjes se emigranteve, premtimet per kanabisin qe sot po behet realitet duke kanabizuar zonen, etj. Megjithate nuk mund te le pa permendur dhe nje mos vleresim real te situates para zgjedhore nga aleatet aty, gje qe coi ne daljen me lista te vecanta dhe keshtu mos konkretizimin me deputet te reth 11000 votave te opozites te mbetura ne Qark. Sidoqofte ne do te vazhdojme te gjitha perpjekjet tona kudo ne Shqiperi, me partneret, institucionet nderkombetare, edhe ne Kuvendin e ri, per te nxjerre te verteten per kete masaker zgjedhore te ndodhur. Por nga ana tjeter eshte shume e rendesishme qe mbi bazen e ketyre te dhenave, apo dhe te tjera, ne si PD te realizojme ne nje hark kohor te pershtatshem nje analize serioze, te gjere e te thelluar te asaj cfare ndodhi ne kete fushate elektorale, punes sone, e shoqeruar kjo me konkluzionet, ndryshimet e permiresimet e duhura qofshin keto politike, strategjike, organizative etj.
2-Pyetje: Sot PD eshte ne nje proces tjeter zgjedhor, ate per Kryetarin, a nuk ju duket ky i nxituar ne kohe?
Pergjigje: Se pari dua te evidentoj qe mandati i Z.Basha perfundonte ne korrik, pra jo shume larg nga 13 qershori. Se dyti cdo gje mund te diskutohet dhe ka argumenta pro a kundra, por tashme ky eshte nje vendim i perfunduar nga organet perkatese, nje proces i filluar, qe nuk ka pse te diskutohet me, por duhet te respektohet.
E rendesishme eshte qe ky proces tashti te zhvillohet ne menyre sa me demokratike, transparente, gjithe perfshirese e me akses te plote per te gjithe kandidatet e antaresine, gje qe une me kenaqesi e konstatoj pozitive deri tashti ne linjat e pergjitheshme, kjo eshte thelbesore do te thoja.
3-Pyetje:Megjithate degjoj kandidate te tjere qe e kritikojne ate vendim?
Pergjigje: Ok, mund te kishte pasur vend per diskutim, por kjo duhej bere ne Keshillin Kombetar ne kohen e duhur, ku edhe asnje nga ata qe kerkuan doreheqjen e Bashes, apo qe u paraqiten si konkurente te tij etj, nuk e kundershtuan ate qe kishte vendosur Kryesia. Pra ne keto kushte une e quajta te pranuar nga te gjithe, gje qe nuk la vend per diskutim.
Nga ana tjeter mos te harojme se nderkaq kishte shperthyer dhe nje proces tjeter i nxituar. Ende pa mbaruar procesi i numurimit te votave dolen dy kerkesa, per mua te parakoheshme. Njera per doreheqjen e Bashes, ku u perfshine fort figura te larta te PD si Kryetari i Keshillit Kombetar, qe kerkoi edhe doreheqjet e zv.Kryetareve e sekretarit te pergjitheshem dhe tjetra kur u paraqit kandidatura per kryetar nga nje antar i Kryesise, gjera qe pa dyshim influencuan per kete vendim te ketij procesi zgjedhor te pershpejtuar.
Ne fakt une jam dakort qe mund te ishte pritur, grumbulluar faktet e provat per deformimin e thelle te procesit te 25 Prillit, shkeljet e medha te demokracise, cuar keto ne te gjitha institucionet e partneret nderkombetar e pritur raportet finale. Prandaj dhe “shperthimet” e atyre diteve une nuk i konsideroj produktive, kur gjerat duheshin vendosur me qetesi, pa emocine e mendje te kthjellet. Megjithate tashme jemi ne kete proces per zgjedhjen e kryetarit qe fola dhe qe nuk u kundershtua nga askush prej atyre me te involvuar ne ate, atehere kur mund te behej kjo. Rendesi ka tashme te zhvillohet sa me korrekt e duke menduar per te ardhmen tone ne PD e luften qe duhet bere. Po keshtu eshte shume e rendesishme qe sa me shpejt te perfundoje “dosja e zeze” per procesin e 25 Prillit, qe eshte ne perpunim dhe menjehere ta depozitojme e mbrojme me vendosmeeri ate ne te gjitha instancat e vendet perendimore, si dhe sic thashe te organizohet nje analize gjithe perfshirese ne PD per ate proces.
4-Pyetje: Por Z.Nishani e lidh kete pershpejtim tashti me ceshtjen e dale per Z.Berisha, duke akuzuar Bashen?
Pergjigje: Une do te kerkoja te evitoheshin paragjykime e komente te tilla se nuk me duken as te pershtateshme dhe as reale. Une mendoj se pavaresisht nga gara, qe ka filluar tashti duhet te jemi etike ndaj njerit tjetrit, duke menduar jo vetem per rezultatin e saj, por edhe per bashkejetesen tone te domosdoshme mbas 13 qershorit. Perdorimi i i pa vend i akuzave ndaj njeri tjetrit, insinuatave personale, sic ka ndodhur ne ndonje rast edhe nga kandidatet, vecse demton dhe veshtireson te ardhmen e perbashket, qe duhet te jete objektivi i yne kryesor, vecanerisht duke pasur parasysh perballjen e domosdoshme qe duhet e do te kemi me kete rregjim antidemokratik, kleptokrat, qe rrezikon edhe te ardhmen perendimore te Shqiperise.
5-Pyetje: Per ke nga kandidatet e keni fjalen, edhe per Bashen?
Pergjigje: Jo Basha ka qene shume korrekt ne te gjitha deklarimet e paqraqitjet e tij deri tashti ne kete gare. Une nuk dua te permend emra, por desheroj te permend fenomenin e perdorimit nga ndonje kandidat disa here te akuzave apo insinuatave te pa pershtatshme e demtuese ne pergjithesi per procesin, vecanerisht te pa bazuara, duke perfshire edhe artikulimin e emrave te vendeve partnere si ajo ceshtja e vizave. Kandidatet duhet te perqendrohen ne opsionet, projektet e programet e tyre, pa kerkuar te denigrojne kolegun edhe ne mos dakortesite me ate apo kritikat e tyre.
Po keshtu desha tu kujtoj disa kolegeve qe ka nje direktive te PD per drejtuesit kryesore te saj per te qene sa me neutral, qofte edhe formalisht, ne kete gare.
6-Pyetje: Nderkaq figura te PD si Z. Nishani shoqerojne kandidate e shprehen qarte e ashper kunder z.Basha?
Pergjigje: Z.Nishani eshte Kryetar i Keshillit Kombetar dhe si i tille, ai post duhet te jete me shume se kushdo tjeter jashte perfshirjes direkte ne favor te njerit apo tjetrit kandidat e aq me shume kunder dikujt, edhe me i kujdesshem se N.Kryetaret apo sekretari i pergjitheshem, per vete domethenien e karakteristikat e atij posti ekuilibrash e gjithe perfshires. Keshtu jane rregullat e lojes demokratike, qe duhen respektuar, duke menduar vecanerisht per ditet mbas dates 13 qershor dhe betejat e veshtira politike, qe na presin se bashku ne perballje me Ramen & Co. Une mendoj se eshte me produktive tua leme kete "ndeshje" kandidateve ta bejne ata vete me qetesi, me sa me pak involvime e interferenca nga figura te tjera, dhe as role paternaliste. Kjo do te ndihmoje edhe antaresine qe me voten e saj te marre vendime sa me racionale e te dobishme, pa krijuar konfuzione. Secili nga ne e kishte mundesine te shpallte kandidaturen e tij atehere kur duhej e te garonte vete nqs e shikonte te aresyeshme kete gje. Pra sot te gjithe ne te tjeret duhet vetem te kontribuojme me pozicionet qe kemi per mbare vajtjen e pergjitheshme te ketij procesi, duke pritur keshtu verdiktin e antareve e vazhdimin me tej te rruges se perbashket.
7-Pyetje: Dhe tashti nje pyetje e ndryshme, si e konsideroni ju deklarimin e fundit te DASh ndaj Z.Berisha, dhe reagimin e tij?
Pergjigje: Une e kam shprehur qe ate dite, per mua ishte si nje “rrufe ne qiell te kthjellet”. Berisha eshte nje lider historik me merita te vecanta e thelbesore per ndryshimet demokratike, zhvillimet, rrugen pro perendimore, europiane, pro amerikane te vendit tone dhe me kontribute te tilla edhe ne Rajon. Eshte nje personalitet thellesisht pro europian e pro amerikan, me nje karakter te forte, korrektesi, ndershmeri e kembengulje. Per vete rolin e tij ai jo ralle eshte vendosur edhe ne qender te sulmeve, akuzave nga qarqe te ndryshme, qe pa dyshim mund te lene edhe gjurme apo te krijojne mjegullnaja nga me te ndryshmet dhe prane institucioneve nga me seriozet. Une gjykoj se keto mjegullnaja mund te influencojne kudo, qofte dhe perkohesisht, vecanerisht kur perfshihen mekanizma te gjera per perhapjen e tyre si jane instrumentat e rregjimit te Tiranes, Beogradit apo dicka tjeter. Une qe admiroj ne ekstrem institucionet amerikane e ate vend thelbesor per demokracine ne bote, mendoj se asgje nuk eshte e pa korregjueshme dhe e pa ndryshueshme, pra edhe ne largimin e kesaj mjegullnaje reth Berishes.
Sa per reagimin e tij e drejtimin ne gjykate, jam i bindur se kjo nuk ka te beje me ndonje goditje ndaj instituciove amerikane nga Berisha, absolutisht jo. Kjo lidhet me perpjekjet e tij per te shperndare kete re te krijuar, e lidhur kjo vecanerisht me dinjtetin e tij. Ai gjithmone ka preferuar te ndeshet perballe me problemet e jo t’i anashkaloje apo te gjeje rruget tangenciale per t’i tejkaluar ato.