Tabaku: Të hetohen patronazhistët e PS, e kërkoi edhe Transparency International

E Enjte, 03 June 2021 19:25

 

Deputetja e zgjedhur në garën parlamentare të 25 prillit në Qarkun e Tiranës, nga radhët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bën thirrje që të nisë një hetim për patrionazhistët e Partisë Socialiste që përdorën të dhënat personale të të paktën 910 mijë shqiptarëve në kuadër të fushatës elektorale. Në argumentimin e saj, Tabaku thekson se një hetim i tyre është kërkuar edhe nga “Transparency International”.

“Transparency International ka kërkuar hetimin e hollësishëm të skandalit të patronazhistëve.

 

Transparency International pasi ka folur qartë për kapjen e shtetit deri në majat e tij nga korrupsioni, ngres sot alarmin për skandalin e të dhënave personale të përdorura nga partia në pushtet për të mbajtur pushtetin dhe shantazhuar qytetarët.

Sipas raportit të TI, mbi 9.000 punonjës të administratës publike, policë, ushtarakë kanë nën mbikëqyrje votuesit shqiptarë me të dhëna sensistive që kanë lidhje me shtetin dhe preferencat e tyre politike si dhe mënyrën se si mund t’i bëjnë presion.

Partia-shtet është rikthyer fuqishëm në Shqipëri dhe për këtë Transparency International i kërkon SPAK që të nisë hetimet duke u fokusuar tek mënyra se si të dhënat e 910 mijë shqiptarëve kanë përfunduar në databasen e PS dhe Ramës.

Një hetim i shpejtë dhe pavarur duhet të kish përfunduar dhe vendosur përpara drejtësisë ato që përdorën pushtetin për të mbajtur pushtetin. Qytetarëve ju bë presion me gjoba mbi bizneset, me legalizime si dhe me heqje nga puna ndër të tjera.

Në një kohë ku të dhënat personale po kthehen në burim debatesh dhe ligjesh strikte në vendet e BE-së, Shqipëria nuk ka luksin që të ndërtojë një tjetër lloj diktature.

Përveç lidhjes së politikës me krimin, shkrirja e shtetit me partinë, përdorimi i burimeve dhe çdo mundësie financiare janë elementet kryesorë që ndikuan në zgjedhjet e 2021”, deklaroi Jorida Tabaku

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...