Ndërsa komentoi vendimin e DASH që e shpalli “non grata”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se është i gatshëm të paraqitet në SPAK nëse e thërrasin për hetime.
Po ashtu ish-kreu i qeverisë deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” në “Tv Klan” se nuk e mendon për asnjë moment si opsion largimin nga Shqipëria.
PJESË NGA INTERVISTA
Pyetje: Nëse të thërret SPAK çfarë do bësh?
Berisha: Lë të më thërrasë 1000 herë.
Pyetje: Do paraqitesh?
Berisha: Absolutisht. Kundërshtarët kanë hedhur bomba kundër meje, kanë hedhur breshëri kundër meje. Në 99-ën u mblodhën gazetarët edhe thanë që ky ka bërë krime kundër njerëzimit. Nëse do gjeni një shkelje ligjore te unë… Edi Rama ka bërë hetime ditë e natë mbi veprimtarinë time dhe nuk ka gjetur një gjë të vetme. 1000 herë ti hapin.
Pyetje: Nëse e sheh politikisht dhe e ndjen veten që do hapin padi penale ndaj teje, ti do vazhdosh të qëndrosh në Shqipëri?
Berisha: Kurrë as më ka shkuar në mendje qoftë edhe në një të njëmijtën e sekondës të largohem nga vendi. Unë nuk i pëlqeja disidentët që iknin.
Pyetje: Rasti “Gruevski”?
Berisha: Fajtor. Pse do ikësh?! Ikja nuk ekziston te unë. Kurrë. Nuk ka imunitet për Sali Berishën. E kam për nder që kam hequr në vitin 2012 imunitetin për korrupsionin. Nuk ka parashkrim për Sali Berishën