Protesta për burimin e Sinecit në Kuçovë/ Përleshje mes banorëve dhe policisë, disa të shoqëruar dhe disa në spital. Protestuesja e verbër: Më kapën për fyti

Hënë, 07 June 2021 11:12

 

Ka degjeneruar në dhunë protesta e sotme në fshatin Lumas të Kuçovës, ku banorët janë kundër marrjes së ujit nga burimi i Sinecit. Mësohet se policia është përleshur me banorët, ndërkohë që disa prej këtyre të fundit janë lënduar.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia, duke u kërkuar banorëve, të cilët protestojnë prej 20 ditësh, që të lirojnë rrugën që kishin bllokuar, është përleshur fizikisht me banorët si dhe ka ushtruar dhunë mbi ta.

 

Sipas banorëve, disa prej protestuesve janë lënduar dhe disa të të tjerë janë shoqëruar forcërisht në Komisariatin e Policisë, ndërkohë që nga ana e policisë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ka protestues të shoqëruar apo jo. Banorët e fshatit Lumas protestojnë prej rreth 2-muajsh për burimin e ujit të Sinecit dhe prej disa javësh ata kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit. Banorët deklarojnë se ky burim që ua ka falur natyra është burim jetese për ta dhe nuk do të lejojnë askënd që t’ua cënojë apo marrë.

Banorët janë në proces gjyqësor me bashkinë Kuçovë dhe kërkojnë që punimet të pezullohen deri në marrjen e një vendimi nga ana e gjykatës

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...